Tuesday, October 20, 2020

Përditësim lidhur me koronavirusin në Iran: Mbi 106,800 vdekje, Khamenei fajëson popullin për krizën e Covid-19

The novel coronavirus, also known as COVID-19, has taken the lives of over 107,500 people throughout Iran, according to the Iranian opposition PMOI/MEKKoronavirusi i ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, ua ka marrë jetën mbi 106,800 njerëzve në mbarë Iranin, sipas opozitës iraniane PMOI/MEK

Mbi 106,800 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 440 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), deri mbasditen e së hënës sipas kohës lokale, 21 shtator. Numri zyrtar i vdekjeve i deklaruar nga regjimi është 24,478, pra rreth një e pesta e shifrës së vërtetë.

Infografikë-Mbi 106,800 të vdekur nga koronavirusi (COVID-19) në Iran

 

Lideri Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei, duke qenë zyrtari më i lartë përgjegjës për krizën e tmerrshme të Covid-19 në Iran, theu heshtjen e tij disa-javëshe mbi këtë çështje për t’ia vënë fajin edhe një herë popullit. “Mos e nënvlerësoni Covid-19-ën. A është një problem i thjeshtë të kesh rreth 150 vdekje çdo ditë?! Kura është në duart tona. Zyrtarët po vetë-sakrifikohen vërtet. Që nga mjekët, infermierët e drejtorët e ndryshëm, ata po përpiqen vazhdimisht. Ne, populli, duhet të marrim masa mbi bazën e përgjegjësive tona. Distancimi social, maskat e udhëzimet, larja e duarve, këto janë masa të domosdoshme,” tha ai.

Ndërkohë që qeveria irakene më 12 shtator i ndaloi udhëtimet e njerëzve nga Irani në Irak për ceremoni fetare, Khamenei u përpoq të paraqiste një imazh të përgjegjshëm për veten. “Pjesëmarrja në këto ceremoni fetare duhet të miratohet së pari nga zyrtarët e shëndetësisë të vendit. Nëse ata thonë jo, atëherë duhet të jetë jo. Tani për tani, ata kanë thënë jo,” tha ai.

Gjatë mbledhjes së Tasforcëcs së Koronavirusit të dielën, ministri i shëndetësisë Saied Namaki i tha presidentit të regjimit Hassan Rouhani, “Parashikimet tona tregojnë se numri i vdekjeve në Isfahan do të rritet me një ritëm të tmerrshëm në javët që vijnë.”

Gjatë po kësaj seance, Alireza Raisi, zëvendës ministri i shëndetësisë, tha se në Qom koronavirusi është në rritje të madhe. “Që javën e shkuar, numri i pacientëve të shtruar në spitale është rritur nga 271 në 531. Edhe vdekjet do të rriten,” tha ai. “Të gjitha diskutimet për imunitetin e tufës e të turmës janë pa baza. Raportet e disa njerëzve se në Qom, 70 përqind e njerëzve nuk do të infektohen më nga virusi janë të pavërteta.”

Situata në burgje është kaq e keqe saqë Abdolreza Rahmani Fazli, ministri i brendshëm, i tha Rouhani-t se në burgje, edhe numri i vdekjeve, edhe i rasteve, është i lartë, dhe burgjet janë tepër të mbipopulluara. Rahmani Fazli i kërkoi prokurorit të përgjithshëm të marrë një vendim lidhur me këtë për shkak të “çështjes delikate.”

Znj. Rajavi i bën thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që ta detyrojë regjimin t’i lirojë të burgosurit të paktën për sa kohë të zgjasë pandemia, dhe të dërgojë një delegacion i cili të vizitojë burgjet dhe të takohet me të burgosurit, sidomos të burgosurit politikë.