Thursday, December 2, 2021

Përvjetori i Ekzekutimit të Reyhaneh Jabbari-t dhe Situata e Grave Iraniane

reyhaneh-jabbari-iran-execution-min25 tetori shënon përvjetorin e ekzekutimit të Reyhaneh Jabbari. Regjimi mizogjinist i Iranit e vari Reyhaneh-ën sepse ajo kishte vrarë Morteza Sarbandi-n, një zyrtar të Ministrisë së Inteligjencës, në vetëmbrojtje, pasi ai kishte tentuar ta përdhunonte. Shtatë vite më vonë, është shtuar numri i grave të pafajshme që kanë rënë viktima të regjimit.

Reyhaneh Jabbari, 26 vjeç, merrej me interior design dhe kishte shkuar në zyrën e Sarbandit për punë, por Sarbandi u përpoq ta përdhunonte. Reyhaneh u dënua me vdekje pas vitesh burgim ku iu nënshtrua formave të ndryshme të torturave për ta detyruar të bënte deponime të rreme.

Zyrtarët mizogjinistë të gjyqësorit të regjimit e kanë sulmuar verbalisht Reyhaneh-ën çdo herë në gjykatë. Gjykatësi kriminel Tardast i ka thënë paturpësisht Reyhaneh-ës se ajo “duhej ta kishte lënë atë ta përdhunonte dhe më pas të bëntë denoncimin.”

Ky pretendim është krejtësisht absurd pasi në Iran, nën regjimin e mullahëve, ligjet nuk janë për të mbrojtur njerëzit, por për të forcuar pushtetin e regjimit.

Më 15 tetor u raportua se Farahnaz Khalili, një fotografe 25 vjeçare, kishte kryer vetëvrasje pasi një  gjykatës e kishte hedhur poshtë denoncimin e saj për përdhunim dhe sulm fizik. Dy muaj para vetëvrasjes, Farahnaz fotografoi një dasmë në kopsht. Në fund të eventit, klienti abuzoi me të verbalisht dhe fizikisht.

Kur Farahnaz bëri denoncimin dhe takoi gjykatësin, ai i tha: “Duhet të kesh qenë e shthurur që ke shkuar në një vend të tillë.” Ajo u vetëvar nga pikëllimi duke lënë pas këtë shënim: “Unë nuk munda ta kërkoja të drejtën time. Pas meje, shkoni dhe kërkojeni ju të drejtën time.” Personi që sulmoi Farahnaz ka lidhje me zyrtarët më të lartë lokalë të regjimit.

Në një rast tjetër, Parastoo Navardi, një 36 vjeçare nënë e dy fëmijëve, u sulmua nga prokurori i regjimit pasi tregoi në media që bashkëshorti i saj e torturonte.  Parastoo tha se bashkeshorti i saj e kërcënonte duke i vënë litarin në fyt çdo natë pasi përdorte metamfetaminë. Ajo është verbuar në njërin sy. Shenjat e torturave duken qartë në trupin e saj. Prokurori i regjimit në Abadan të provincës Khuzestan e sulmoi Parastoo-në kur ajo shkoi në gjykatë për të bërë denoncimin. Bashkëshorti sadist i Parastoo-së është ende i lirë dhe i ka në kujdestari dy fëmijët e saj.