Wednesday, November 11, 2020

Policia qëllon dhe vret një 37-vjeçar në verilindje të Iranit

 

Mohsen Min Bashi - Iran police violencePolicia iraniane vrau një 37-vjeçar në Iranin verilindor në rastin e dytë të dhunës policore në ditët e fundit.

Burri u identifikua si Mohsen Min Bashi. Mojtaba Zareh, prokurori ushtarak i Provincës Khorasan të Veriut, konfirmoi vdekjen dhe tha se familja e Min Bashi bëri një kallxim kundër vrasësit në 25 tetor.

Zareh tha se departamenti mjeko-ligjor dhe gjyqësor po hetojnë skenën e vrasjes, pamjet filmike dhe deklaratat e dëshmitarëve okularë.

Të shtunën, një video që qarkullonte në mediat sociale tregonte dy oficerë policie që rrihnin një burrë në rrugë. Zëri në video thotë dy herë se policia qëlloi burrin para se ta rrihte. Sipas Zareh, policët janë identifikuar.