Sunday, September 26, 2021

Politika ndaj Iranit Duhet t’u Vërë Përparësi të Drejtave Njerëzore Përpara Tranzicionit Ogurzi Presidencial

 

Victims of 1988 Massacre in IranViktimat e Masakrës së 1988-ës në Iran

 

Në verën e 1988-ës, “komisionet e vdekjes” në mbarë Iranin morën në pyetje, dënuan dhe ekzekutuan sistematikisht 30,000 të burgosur politikë si pjesë e një përpjekjeje për ta shtypur opozitën e organizuar ndaj diktaturës së re teokratike. Gjatë më shumë se tre dekadave që kanë kaluar që atëherë, askush nuk është mbajtur përgjegjës për këto vrasje. Madje përkundrazi, zyrtarët që morën pjesë në këtë masakër janë shpërblyer vazhdimisht për përkushtimin e tyre ndaj represionit të dhunshëm.

Shumë nga këto shpërblime kanë ardhur në formën e emërimeve në poste qeveritare thellësisht ironike, në shërbim të të ashtu-quajturës drejtësi. Ministri aktual dhe ai i mëparshëm i Drejtësisë kanë qenë anëtarë të komisioneve të vdekjes në 1988-ën. Edhe Kryegjyqtari aktual i vendit dhe ai i sapo-emëruar në këtë post kanë luajtur role të rëndësishme në atë masakër, njëri si anëtar i komisionit të vdekjes të Teheranit dhe tjetri si përfaqësues i gjyqësorit në Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë.

I pari, Ebrahim Raisi, u konfirmua si presidenti i ri i regjimit iranian më 18 qershor, pas një procesi zgjedhor të kontrolluar rreptësisht në të cilin shumica dërrmuese e popullsisë iraniane refuzoi të merrte pjesë. Sipas Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, shumë qendra votimi mbetën bosh gjithë ditën, duke mbështetur kështu konkluzionin se pjesëmarrja e votuesve ka qenë më pak se 10 përqind.

Ky bojkot zgjedhor është një deklaratë e thellë që ia mohon legjitimitetin presidentit të ri dhe të gjithë sistemit që i organizoi këto “zgjedhje.” Grupi kryesor përbërës i NCRI-së, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), ia kishte promovuar këtë bojkot popullsisë iraniane si një mjet për të “votuar për ndryshim regjimi.” Njësitë e Rezistencës të MEK e kanë përçuar këtë mesazh përmes graffiti, posterave, dhe demonstratave të paligjshme publike në qindra qytete, për muaj të tërë përpara zgjedhjeve. Disa prej këtyre aktivistëve i nënvizuan përpjekjet e tyre përpara një audience ndërkombëtare, përmes mesazheve anonime në Samitin Botëror për Iranin e Lirë.