Sunday, June 13, 2021

Pse Nuk po i Vaksinon Infermierët Irani?

 

General Director of Iran’s Nursing System Organization Mohammad Mirzabaigi said: “So far, we have had about 100,000 nurses infected with the coronavirus.”Të paktën 130 infermierë iranianë kanë vdekur deri tani nga Covid-19 dhe mbi 95,000 janë infektuar, sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Shtëpisë së Infermierëve, Mohammad Sharifi Moghaddam, i cili tha në prill se vonesa e vaksinës po i masakron infermierët.

Ai tha: “Për sa i përket vonesës në vaksinimin e infermierëve, mund të thuhet se infermierët po masakrohen nëpër spitale. Fatkeqësisht, me 130 infermierë të vdekur që kanë luftuar kundër COVID-19, ne jemi mes vendeve me numrin më të madh të infektimeve dhe vdekjeve mes infermierëve.”

Mohammad Mirza Beigi, kreu i Organizatës së Infermierëve të Iranit, pati thënë në mars se bilanci i vdekjeve ishte 110 dhe numri i të infektuarve ishte 90,000, gjë që tregon se kanë vdekur edhe 20 të tjerë janë infektuar edhe 5,000 të tjerë vetëm në atë muaj.

Atëherë pse nuk po i vaksinon regjimi punonjësit e shëndetësisë, kur Irani ka qenë epiqendra e pandemisë në rajon?

Së pari, Lideri Suprem Ali Khamenei ka ndaluar blerjen e vaksinave të prodhuara në Britani apo SHBA, duke thënë se ato po testohen tek iranianët, por e përditshmja shtetërore Jahan-e Sanat pohoi muajin e shkuar se në këtë rast regjimi po i vë përparësi ekonomisë përmbi shëndetësinë.

Ndërkohë, edhe Minoo Mohraz, anëtare e Komitetit Shkencor të Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit (NCCT), edhe Zafarghandi, kreu i Organizatës Mjekësore të regjimit, e kanë pranuar se importimi i vaksinës është tepër i ngadaltë dhe nuk lejon vaksinim efikas as të atyre që janë më shumë të riskuar.

Më e keqja është se vaksinat e importuara shiten në tregun e zi. E përditshmja shtetërore Donya-e-Eghtesad shkroi më 11 maj: “Vaksina është e disponueshme në tregun e zi, por nuk është e qartë nëse kjo vaksinë është e vërtetë apo jo, konsumatori duhet të besojë dhe të paguajë një mijë euro për vaksinën ruse.