Sunday, June 20, 2021

Raporti i Raportuesit Special të OKB Konfirmon Përkeqësimin e Situatës së të Drejtave Njerëzore në Iran

UN Agrees to Extension on Iran Special Rapporteur's Mandate

Javaid Rehman, Raportuesi Special i OKB për të Drejtat e Njeriut në Iran

Raporti më i fundit i Raportuesit Special të OKB për të drejtat njerëzore në Iran nënvizon një tendencë në rritje të dhunimit të të drejtave njerëzore nga regjimi klerikal. Dhunimet e vazhdueshme të të drejtave njerëzore në Iran zgjojnë nevojën për një përpjekje të përbashkët ndërkombëtare për t’i kërkuar llogari regjimit për krimet e tij kundër njerëzimit.

Regjimi ka ekzekutuar 27 individë në janar 2021. Këto ekzekutime vijnë pas një vargu prej qindra ekzekutimesh të tjera që në 2020-ën.

Raporti i referohet në veçanti ekzekutimit të kampionit kombëtar iranian të mundjes, Navid Afkari, i cili u ekzekutua më 12 shtator 2020, dhe ekzekutimit të Mostafa Salehi, i varur më 5 gusht 2020.

Mostafa dhe Navid ishin arrestuar të dy gjatë protestave madhore të 2018-ës në mbarë Iranin.

Mostafa Salehi (majtas), Navid Afkari (djathtas)

Por siç theksohet në raportin e Z. Rehman, në Iran dhunimet e të drejtave njerëzore dhe privimi i njerëzve nga e drejta e jetës nuk përfshijnë vetëm ekzekutimet jashtë-gjyqësore.