Monday, July 26, 2021

Raporti Mujor i Iran HRM: Mullahët Vazhdojnë Shkeljet e të Drejtave Njerëzore për ta Mbajtur nën Kontroll Shoqërinë

Raporti i ri mujor nga Iran Human Rights Monitor (Monitoruesi i të Drejtave Njerëzore në Iran – Iran HRM) hedh dritë mbi faktin se si regjimi i mullahëve përpiqet ta mbajë nën kontroll shoqërinë e trazuar iraniane duke i shtuar masat shtypëse. Ky raport vë në dukje edhe politikën kriminale të regjimit për përdorimin e Covid-19 dhe viktimave në masë të kësaj sëmundjeje për ta shtypur popullin iranian. Ky raport i referohet gjithashtu ekzekutimit të heroit kombëtar iranian, Navid Afkari.

“Regjimi është përpjekur gjatë muajve të fundit t’i parandalojë protestat anti-regjim duke ua sjellë vdekjen qëllimisht njerëzve me anë të hapjes së hershme të bizneseve, dhe rihapjes së shkollave pa ofruar pajisjet e nevojshme higjienike dhe lehtësirat sanitare. Me sa duket, kjo taktikë nuk ka funksionuar pasi regjimi ka dështuar në mbajtjen nën kontroll të shoqërisë së tensionuar” lexon raporti.

Protestat mbarëkombëtare të Iranit i shkundën themelet e regjimit. Rinia iraniane luajti një rol kyç gjatë këtyre protestave. Tani, në një përpjekje të dëshpëruar për ta terrorizuar publikun, mullahët i kanë shtuar ekzekutimet dhe po japin dënime me vdekje për personat e arrestuar gjatë dy kryengritjeve të mëdha në Iran në 2018-ën dhe 2019-ën.

Kampioni i mundjes Navid Afkari u ekzekutua më 12 shtator 2020