Friday, March 29, 2024

Raportuesit Specialë të OKB e Dënojnë Masakrën e 1988-ës në Iran si ‘Krime Kundër Njerëzimit’

Growing Openness About Past Massacre as Iran Contemplates Repeating HistoryNë masakrën e 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumcia pre të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), u ekzekutuan nga regjimi iranian.

Shtatë ekspertë të Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut i kanë shkruar një letër regjimit të Iranit, ku e përshkruajnë masakrën e 1988-ës ndaj mijëra të burgosurve politikë si “krime kundër njerëzimit.”

Regjimi i Iranit e kreu këtë masakër në verën e 1988-ës, bazuar në një fatëa nga Lideri Suprem i atëhershëm, Ruhollah Khomeini. Janë masakruar mbi 30,000 të burgosur politikë. Shumica dërrmuese e viktimave ishin aktivistë të opozitës Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI), që njihet ndryshe si Mujahedin-e Khalq (MEK). Mes anëtarëve të Komisioneve të Vdekjes, të cilët në atë kohë vulosnin vdekjen për të burgosurit, ishin Kryegjyqtari aktual i regjimit, Ebrahim Raisi, dhe Ministri aktual i Drejtësisë, Alireza Avaei.

Letra e Raportuesve Specialë, e cila daton më 3 shtator 2020, është bërë publike vetëm tani nga Kombet e Bashkuara.

Kjo letër i bën thirrje regjimit iranian që të ndjekë penalisht autorët e masakrës së 1988-ës. Letra shton se, nëse Teherani vazhdon të refuzojë përmbushjen e detyrimeve që ka sipas ligjeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, ekspertët e OKB i bëjnë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të nisë një hetim të vetin për këtë masakër, “qoftë edhe me anë të krijimit të një grupi hetimor ndërkombëtar.”

Ekspertët e OKB shkruajnë: “Midis korrikut dhe shtatorit të 1988-ës, autoritetet iraniane zhdukën me forcë dhe ekzekutuan në mënyrë jashtëgjyqësore mijëra disidentë politikë të burgosur, të lidhur me grupe politike opozitare, në fshehtësi në 32 qytete, dhe ua hodhën tej trupat, kryesisht nëpër varre masive të pashënuara.”

“Besohet se të gjithë individët e zhdukur gjatë kësaj periudhe janë vrarë, por familjeve nuk u është dhënë informacion individual lidhur me fatin dhe vendndodhjen e njerëzve të tyre, rrethanat që kanë çuar në ekzekutimin e tyre dhe vendndodhjen e eshtrave të tyre. Kjo gjë vazhdon të shkaktojë dhimbje të jashtëzakonshme për familjarët e viktimave, disa prej të cilëve ende nuk e besojnë se njerëzit e tyre kanë vdekur.”

“Autoritetet iraniane i kanë përjashtuar gjithashtu emrat e shumicës dërrmuese të viktimave nga regjistrat e varrimeve që janë të disponueshëm për publikun, në mënyrë që ta fshehin vendndodhjen e eshtrave.”

“Familjarët e personave të zhdukur apo që besohet se janë vrarë përballen me një ndalim të vazhdueshëm lidhur me organizimin e mbledhjeve apo eventeve përkujtimore.”

“Autoritetet kanë tentuar veçanërisht t’i shtypin mbledhjet në zonën e varreve masive të Khavaran, zonë e cila ka marrë një kuptim simbolik në përpjekjet e familjeve për të fituar drejtësinë dhe të vërtetën. Veprimet e ndërmarra përfshijnë fotografimin dhe filmimin e familjarëve që vizitojnë zonën e varreve, kërcënimin, rrahjen dhe arrestimin e familjarëve në këtë zonë, kërcënimin e familjarëve që të mos e vizitojnë zonën, bastisjen e shtëpive të familjarëve që mbajnë ceremoni përkujtimore dhe mbylljen e hyrjes e të rrugëve që të çojnë në këtë zonë.”

“Familjarët, të mbijetuarit dhe mbrojtësit e të drejtave njerëzore janë gjithashtu objekt i kërcënimeve, ngacmimeve, frikësimeve dhe sulmeve të vazhdueshme për shkak të përpjekjeve për të kërkuar informacion mbi fatin dhe vendndodhjen e individëve, dhe për shkak të kërkesave për drejtësi. Disa mbrojtës të të drejtave njerëzore po vuajnë dënime për pjesëmarrje në mbledhje përkujtimore dhe familjarët janë përballur me ndjekjen penale për akuza të vagullta të lidhura me sigurinë kombëtare.”