Sunday, February 28, 2021

Refuzimi i vaksinave të huaja nga regjimi i Iranit provon që ankesat e mëparshme ishin mashtrime

 

 Javën e kaluar, lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei bëri një njoftim tronditës, por jo të papritur. Si autoriteti përfundimtar i regjimit, ai tha se objektet mjekësore iraniane nuk do të lejohen të importojnë vaksina të koronavirusit që ishin prodhuar në SHBA ose Britani. Njoftimi çoi në anulimin e një marrëveshjeje që ishte vendosur tashmë midis Gjysmëhënës së Kuqe Iraniane dhe filantropëve amerikanë pa emër. Sikur Khamenei të mos ndërhynte, 150,000 doza të vaksinës Pfizer ka shumë të ngjarë të ishin rrugës për në Iran tani. Nuk ka asnjë plan si të kompensohet kjo humbje. Ministria i Shëndetësisë iraniane pretendon të mbikëqyrë zhvillimin e një vaksine vendase, të cilën farmacistët e Iranit e quajtën një “shaka”, veçanërisht krahasuar me vaksinat ekzistuese që janë mbi 95 përqind të efektshme. Humbja e Gjysmëhënës së Kuqe kërcënon të jetë shkatërruese jo vetëm për 150,000 iranianët që mund të kishin marrë vaksinën por edhe për të panumërtit të tjerë që pritet të infektohen ndërsa shoqëria iraniane përpiqet të vazhdojë të funksionojë normalisht. Qytetarët e zakonshëm nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga regjimi, i cili ka refuzuar të zbatojë seriozisht bllokimet për një popull që po lufton për të siguruar jetesën. Si pasojë, iranianët nuk kanë mundësi tjetër përveç të shkojnë në punët e tyre ose të kërkojnë punë të reja duke qenë të kujdesshëm. Por sjellja e ndërgjegjshme nga publiku nuk është veçanërisht e efektshme kur regjimi nuk do të jetë as transparent për masën në të cilën infeksioni ka depërtuar në çdo komunitet .Sipas statistikave të regjimit, ka mbi një milion raste totale të Covid-19 me më shumë se 56,000 viktima deri më tani. Por shifrat e vërteta janë shumë më të larta në të dy rastet – rreth katër herë më të larta në rastin e fataliteteve.