Wednesday, June 23, 2021

Regjimi i Iranit Ka Ekzekutuar një të Burgosur Politik Fshehurazi Tre Javë më Parë

Iran’s Regime Executed a Political Prisoner in Secret Three Weeks Ago Iran: I burgosuri politik kurd, Hedayat Abdollahpour, është ekzekutuar nga regjimi iranian

Regjimi iranian ka ekzekutuar në fshehtësi të burgosurin politik kurd Hedayat Abdollahpour 21 ditë më parë pa informuar familjen e tij.

Gjithashtu, regjimi ka refuzuar t’ia dorëzojë familjes trupin për varrosje, dhe e ka varrosur atë në një vend të fshehtë.

Sipas organizatës së të drejtave njerëzore Iran Human Rights Monitor (IRAN HRM), babait të Abdollahpour i është thënë dje, pas mbërritjes së tij në Njësinë e Implementimit të Gjykatës së Urmias, se djali i tij ishte ekzekutuar më 21 maj, pasi e kishin çuar në një vend të fshehtë më 9 maj.

View image on Twitter

 

Abdollahpour kishte qenë në pritje të ekzekutimit në burgun qendror në Urmia që në shkurt të 2017-ës, pas një gjyqi të padrejtë për akuzën e shpikur nga mullahët si “armiqësi kundër Zotit” në Degën e Dytë të Gjykatës Revolucionare të Urmias.

Ai ishte arrestuar më 15 qershor 2016, së bashku me dhjetëra të tjerë, pas një përplasjeje në fshatin e tij Qarah Soqol në Oshnavieh mes Partisë Demokratike të Kurdistanit Iranian dhe IRGC-së. Të arrestuarit ishin të dyshuar si mbështetës të grupit kurd.

Amnesty International kishte shkruar më parë se tre të burgosur të tjerë nga grupe të minoriteteve etnike – Hossein Silawi, Ali Khasraji, dhe Naser Khafajian – janë zhdukur me forcë kohët e fundit dhe rrezikojnë të ekzekutohen fshehurazi.

Regjimi iranian ka një histori ekzekutimesh sekrete. Në verën e 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI / MEK), u ekzekutuan brenda pak muajsh. Regjimi nuk ka publikuar kurrë asnjë informacion për këtë masakër.