Tuesday, September 21, 2021

Regjimi i Mullahëve do të Ekzekutojë të Arrestuarit e Protestave të Iranit, Komuniteti Ndërkombëtar Duhet të Ndërhyjë

 

Mullahs’ Regime Is About to Execute Detainees of Iran Protests, International Community Must Intervene Gjykata Supreme e regjimit iranian ka miratuar dënimet me vdekje për tre të rinj të arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në 2019-ën

Gjykata Supreme e regjimit iranian ka miratuar dënimet me vdekje për tre të rinj të arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në 2019-ën. Jeta e tyre është në rrezik; prandaj komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërhyjë për ta shmangur këtë tragjedi.

Këta tre të rinj, të identifikuar si Amir-Hossein Moradi, Mohammad Rajabi dhe Saeed Tamjidi, janë akuzuar si “udhëheqës të trazirave,” siç ka thënë zëdhënësi i Drejtësisë së regjimit më 18 shkurt, dhe si rrjedhojë janë dënuar me vdekje nga Dega 15 e Gjykatës Revolucionare të regjimit në Teheran, me akuzën e “Moharebeh” apo “armiqësi ndaj Zotit.”

Amnesty International, në një aksion urgjent më 28 shkurt, pohoi se për Amir-Hossein, Mohammad dhe Saeed, “gjyqi ishte jashtëzakonisht i padrejtë. Ata nuk janë lejuar të kenë avokatë gjatë fazës së hetimit dhe thonë se janë torturuar. Amirhossein Moradi thotë se është detyruar me forcë të bëjë një ‘rrëfim’ që është transmetuar në televizionin shtetëror dhe është përdorur si provë për dënimin e tyre.”

Ata kanë thënë gjithashtu se ndaj tyre janë ushtruar forma të ndryshme torture dhe keqtrajtimesh të tjera, si goditje me shqelm, rrahje me shkopinj, dhe varje me kokë poshtë ndërkohë që i rrihnin vazhdimisht në këmbë e në shputat e këmbëve.

Lidhur me këtë, Znj. Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka bërë thirrje vazhdimisht “komunitetit ndërkombëtar, sidomos Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të të drejtave njerëzore, që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar ekzekutimet, për të siguruar lirimin e të burgosurve, dhe për të parandaluar një katastrofë të madhe humanitare në burgjet e Iranit.”