Thursday, March 28, 2024

Regjimi Iranian ekzekuton tre të burgosur në Mashhad, Yasuj dhe Urmia

Iran’s regime has the world’s highest number of executions per capita

Regjimi i Iranit ka numrin më të madh të ekzekutimeve per capita në botë

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 17 gusht 2020—Dy të burgosur në burgjet e Mashhad dhe Yasuj, përkatësisht në veri-lindje dhe jug-qendër të Iranit, janë ekzekutuar të dielën, më 16 gusht, nga e ashtu-quajtura drejtësi e mullahëve, sipas raporteve. Një tjetër i burgosur në qytetin Urmia, në veri-perëndim të Iranit, është transferuar në izolim të dielën, sipas grupeve të të drejtave njerëzore, dhe është ekzekutuar herët mëngjesin e së hënës.

Sipas këtyre raporteve, të burgosurit e ekzekutuar në Mashhad dhe Yasuj kishin qenë prapa hekurave për dy dhe tre vite, përkatësisht.

Një tjetër i burgosur me emrin Arsalan Yasini, i cili ka qenë në burgun e Urmia-s për dhjetë vite, është varur në orët e para të së hënës, 17 gusht. Në kohën e arrestimit, 12 vite më parë, ai ka qenë vetëm 17 vjeç.

Irani ka numrin më të lartë të ekzekutimeve per capita në botë dhe vazhdon të ekzekutojë kundërvajtës minorenë.

Të ashtu-quajturat gjyqe të regjimit iranian janë famëkeqe për mungesën e procesit të drejtë dhe kundërvajtësit detyrohen rregullisht me forcë që të bëjnë rrëfime kundër vetes.

Që nga viti 2014 deri në fund të 2017-ës, regjimi i mullahëve ka ekzekutuar të paktën 25 njerëz për krime të kryera në moshë minorene, sipas Amnesty International dhe grupeve të tjera që mbrojnë të drejtat njerëzore. Vetëm në 2018-ën, regjimi ekzekutoi shtatë njerëz për krime që supozohet se i kanë kryer nën moshën 18 vjeçare.