Thursday, October 22, 2020

Rihapja e Shkollave Gjatë Valës së Tretë të Koronavirusit në Iran Vë në Rrezik Jetën e Miliona Fëmijëve

 

Re-Opening of Schools during the Third Wave of the Coronavirus in Iran, Endangers Lives of Millions of ChildrenMediat dhe zyrtarët e regjimit e përshkruajnë rihapjen e shkollave pa pajisje mbrojtjeje e dezinfektimi si një “gjenocid” dhe një “katastrofë humanitare

“Po shohim një shpërthim të ri të Koronavirusit dhe valën e tretë të sëmundjes.” Kjo është deklarata e fundit e Ministrit të Shëndetësisë të regjimit, i cili ka shpallur fillimin e valës së tretë të Koronavirusit në Iran. (Agjencia shtetërore e lajmeve Mehr- 22 shtator 2020)

Në Teheran, Alireza Zali, kreu i Taskforcës Kombëtare për Luftimin e Koronavirusit, tha “Në Teheran po shkojmë drejt valës së tretë të sëmundjes. Mbërritja e valës së tretë në Teheran do të jetë shumë më herët sesa në provincat e tjera.” (E përditshmja shtetërore Hamshahri – 15 shtator 2020)

Resalat, një e përditshme shtetërore, ka raportuar: “Nisur nga numri i vdekjeve në ditë për shkak të Koronavirusit, Irani është një nga pesë vendet e prekura më rëndë në botë. Në të njëjtën kohë, Irani mban vendin e 19-të për sa i përket popullsisë, që do të thotë se në Iran, numri i infektimeve dhe vdekjeve nga Koronavirusi është më i lartë sesa mesatarja globale.” (E përditshmja shtetërore Resalat – 17 shtator 2020)

Iraj Harirchi, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë, e ka quajtur valën e tretë të Koronavirusit në Iran “një katastrofë.” (Televizioni shtetëror – 21 shtator 2020)

Duke shpjeguar tragjedinë, ai shtoi: “Shtrimet në spital në javë kanë arritur në 9,640. Në pikun e sëmundjes në mars dhe prill, ky numër ishte 7,900, dhe shkoi në 1,971 nga fundi i prillit. Tani është rritur pesë herë.”

Në fillim të valës së tretë të Koronavirusit në Iran, zyrtarët e regjimit e përshkruajnë situatën si “super të kuqe,” “kritike,” dhe “të stuhishme.” Ata thonë gjithashtu se sistemi i shëndetësisë i vendit po “shembet.” Katastrofa e Koronavirusit është përhapur në mbarë Iranin, por megjithatë, regjimi i ka rihapur shkollat në këto rrethana.

schools in the Third wave of the coronavirus in IranMatja e temperaturës në Shkollën Shahed për vajza në Teheran.

Një milion fëmijë të ekspozuar ndaj valës së tretë të Koronavirusit në Iran

Pavarësisht paralajmërimeve nga mjekët dhe ekspertët, shkollat dhe universitetet u rihapën herët, 15 ditë para datës së zakonshme të hapjes, që është 22 shtator.

“Një milion fëmijë iranianë janë të ekspozuar ndaj valës së tretë dhe të katërt të Koronavirusit,” sipas një gazete të përditshme shtetërore. (E përditshmja shtetërore Setareh-Sobh – 17 shtator 2020)

Megjithatë, asnjë nga shkollat dhe universitetet e vendit nuk i kanë kushtet dhe mjetet e nevojshme për zbatimin e protokolleve standarde të parandalimit. Asafari, një anëtar i parlamentit të regjimit, zbuloi se: “Shumë zona nuk kanë dërguar personel nëpër shkolla për t’i dezinfektuar.” (Agjencia shtetërore e lajmeve ICANA, 6 shtator 2020)

Ismaili, një anëtar i Komisionit të parlamentit të regjimit për Arsimin dhe Kërkimin, tha: “Nëse duam të zhvillojmë klasa me praninë fizike të nxënësve, shkollat duhet të dezinfektohen çdo ditë, dhe studentët duhet të përdorin maska dhe xhel; këto gjëra i detyrojnë familjet që të ndërmarrin shpenzime të mëdha. Është gjithashtu nevoja për matjen e vazhdueshme të temperaturës, gjë për të cilën nuk jemi të përgatitur aktualisht.” (Agjencia shtetërore e lajmeve Mehr, 12 shtator 2020)

Hossein Gheshlaghi, anëtar i Këshillit Suprem Mjekësor, tha: “Nëse qeveria do të kishte marra masa strikte karantine nga 10 marsi 2020 deri më 8 prill 2020, vala e parë e koronavirusit do të kishte qenë më pak e dhimbshme dhe stafi mjekësor nuk do të ishte përballur me një punë aq të lodhshme. Një tjetër gabim që e rrit shumë rrezikun e përhapjes së virusit dhe numrin e vdekjeve është rihapja e shkollave. Mbajtja mbyllur e shkollave do të kishte qenë një faktor kontrollues në reduktimin e valës së tretë të Koronavirusit.” (Agjencia shtetërore e lajmeve Mehr, 14 shtator 2020)

Disa media dhe zyrtarë të shtetit e kanë përshkruar këtë lëvizje të regjimit si një “gjenocid” dhe një “katastrofë humanitare.”

“Ndoshta kjo nuk duhet thënë, por rihapja e shkollave do të shkaktojë gjenocid fizik, sidomos për të varfrit, duke qenë se është paralajmëruar vazhdimisht se kjo vjeshtë do të jetë më e vështira në kohët tona.” (E përditshmja shtetërore Resalat – 7 shtator 2020)

Third wave of the coronavirus in Iran takes toll on poor children

Fëmijët e familjeve të varfra e me të ardhura të ulëta nuk kanë as çanta shkolle; ata përdorin thasë orizi bosh.