Friday, March 29, 2024

Rritja e kredive martesore do të çojë në shtim të martesave të fëmijëve

child marriages Iran

Pas miratimit të një projektligji parlamentar për ta rritur sasinë e kredive martesore për vajzat nën 23 vjeç, zyrtarët dhe aktivistët iranianë kanë paralajmëruar për rritje të martesave të fëmijëve.

Rahim Zar’e, zëdhënësi për Komitetin e Shkrirjes së Buxhetit në Parlamentin Iranian pati thënë përpara kësaj se kreditë martesore, dikur 50 milion toman, ishin rritur në 70 milion toman dhe se “djemtë nën 25 vjeç dhe vajzat nën 23 vjeç do të merrnin 100 milion toman (rreth $4000) secili.”

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ISNA , Zëvendës Ministri i Sporteve dhe Rinisë, Mohammad Mehdi Tondgouyan, ka thënë se kjo kredi nuk do të ndihmojë në uljen e moshës së martesës por do t’i nxisë edhe më shumë martesat e fëmijëve.

“Sipas statistikave tona, duke marrë në konsideratë rrethana të pranueshme ekonomike, strehimi dhe punësimi, mosha më e mirë për martesë sipas burrave është mbi 26 vjeç dhe mbi 24 vjeç për gratë,” tha Zëvendës Ministri.

Tondgouyan shtoi se rritja e kredisë martesore vetëm sa do t’i rrisë “deviacionet” morale dhe numrin e “martesave sipërfaqësore dhe divorceve”, ngaqë njerëzit do të nxiten të bëjnë martesa vetëm për të marrë kredinë.

Ky zyrtar iranian bëri gjithashtu pyetjen pse kredia prej 100 milion toman i jepet vetëm grave nën 23 vjeç dhe burrave nën 25.