Saturday, August 15, 2020

Senatori Australian Nxit OKB-në të Sigurojë Lirimin e Studentëve Elitarë Iranianë të Arrestuar

Shkruar nga MahmoudHakamian

Senatori Liberal Australian, Eric Abetz, i ka shkruar një letër Javaid Rehman-it, Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara mbi Situatën e të Drejtave Njerëzore në Iran, ku e nxit të marrë masat e nevojshme dhe ta rrisë presionin mbi regjimin iranian për të liruar dy studentët elitarë, Ali Younesi dhe Amir Hossain Moradi, së bashku me të rinj të tjerë dhe të burgosur të tjerë politikë.

Amir Hossein Moradi u zhduk më 10 prill, ndërsa Ali Younesi-n e sollën në shtëpi mbrëmjen e po asaj dite me plagë dhe shenja torture. Ali ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e 12-të Ndërkombëtare të Astronomisë e Astrofizikës, të mbajtur në Kinë në 2018-ën. Më herët, ai kishte fituar medalje të argjendtë dhe të artë në Olimpiadën Kombëtare të Astronomisë në 2016-ën dhe 2017-ën. Amir Hossein ka fituar gjithashtu medaljen e argjendtë në Olimpiadës në 2017-ën. Drejtësia e regjimit iranian, pas pothuajse një muaji fshehtësi, shpalli më 5 maj se i kishte arrestuar këta studentë. Pak kohë më vonë, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI or MEK) shpalli emrat e 18 njerëzve të tjerë që janë arrestuar kohët e fundit në fshehtësi nga regjimi.

Raportet nga burgjet iraniane tregojnë se Ali Younesi është infektuar me COVID-19.

Që nga arrestimi i këtyre aktivistëve të të drejtave njerëzore, shumë organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut dhe politikanë të famshëm nga e gjithë bota, të tillë si Senatori Abetz, e kanë dënuar arrestimin arbitrar të këtyre të burgosurve nga regjimi iranian dhe kanë kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm.