Friday, March 29, 2024

Shpërthimi i COVID-19 në Iran, Komentet Kontradiktore dhe Mosveprimi i Zyrtarëve

Një vit pas përhapjes së pandemisë Covid-19 në Iran, regjimi i mullahëve vazhdon me politikën e tij çnjerëzore të fshehjes së fakteve dhe mosveprimit. Komentet kontradiktore të zyrtarëve të regjimit dhe vonesa në vaksinimin e njerëzve në vigjilje të Novruzit (Vitit të Ri pers) parathonë një katastrofë.

Varianti i ri i Covid-19 është përhapur në mbarë Iranin. “Por mutacioni i ri i virusit është identifikuar dhe po qarkullon në 28 provinca të vendit tonë,” tha më 13 mars zëdhënësi i Taskforcës Kombëtare të regjimit për Covid-19.

Ndërkohë, presidenti i regjimit Hassan Rouhani, më 13 mars, pretendonte se: “Përveç provincës Khuzestan, e cila është në një gjendje të veçantë, provincat e tjera janë në gjendje të mirë dhe normale. Mund të jemi përballur me [variantin e ri të Covid-19] në një provincë, por jo në mbarë vendin.”

Teksa pushimet e Novruzit afrohen, Ministri i Shëndetësisë i regjimit, Saied Namaki, u kërkon njerëzve që të mos udhëtojnë, gjoja “për hir të Zotit.” E megjithatë, qeveria ka implementuar protokolle shëndetësore.

“Z. Ministër i Shëndetësisë u lutet njerëzve të mos udhëtojnë. Ministri i Brendshëm thotë se qyteteve do t’u vihen ngjyra [sipas] përhapjes së Covid-19. Ministria e Trashëgimisë Kulturore thotë se po e organizojmë turin me protokoll. Le të regjistrohemi. Këto komente [kontradiktore] i lënë njerëzit në pasiguri,” i tha një reporter televizioni Zëvendës Ministrit të Shëndetësisë Iraj Harirchi, më 13 mars.