Wednesday, August 4, 2021

‘Siguria’ e Dëshiruar e Raisi-t Nuk Është Tjetër Veçse Represion dhe Censurë

Regjimi iranian ka vendosur të tkurret, duke zgjedhur si president kandidatin e parapëlqyer të lidreit suprem, Ebrahim Raisi-n, i cili është i famshëm për rolin e tij në masakrën politike të 1988-ës. Ky vendim është fillimi i një epoke të re dhunimesh të të drejtave njerëzore, ekzekutimesh, dhe represioni, sidomos ndaj të rinjve.

Në dy postime të ndryshme në Twitter, UN Watch e vuri në dukje këtë duke shkruar: “Regjimi që sundon Iranin me shumë mundësi do të instalojë Ebrahim Raisi-n — i cili ka qenë pjesë e një “komiteti të vdekjes” të përbërë nga katër persona, komitet i cili ka mbikëqyrur ekzekutimin e 5,000 të burgosurve politikë — si president të ardhshëm. A do ta ngrejë zërin komisionerja e OKB për të drejtat njerëzore @mbachelet?”

Në një tjetër postim shkruhet: “Republika Islamike e Iranit manipulon “zgjedhjet” presidenciale për të garantuar fitoren e të preferuarit të përzgjedhur prej saj. A do ta ngrejë zërin kreu i OKB @antonioguterres për zgjedhje të lira në Iran?”

Censura e zgjedhjeve nën hijen e ‘sigurisë’ së Raisi-t

Organizata Reporterë pa Kufij, në renditjen e saj më të fundit, e ka renditur Iranin si vendin e 174-t nga 180 vende, në indeksin e lirisë në botë për vitin 2021, duke shkruar: “Irani vazhdon të jetë një nga vendet më represive në botë për gazetarët, duke i mbajtur nën kontroll të vazhdueshëm lajmet dhe informacionet. Të paktën 860 gazetarë janë ndjekur penalisht, arrestuar, burgosur, dhe në disa raste edhe ekzekutuar, që nga revolucioni i 1979-ës. Republika Islamike nuk jep shenja se po e zbut ndopak sulmimin e gazetarëve dhe mediave të pavarura, apo se po e liron kontrollin e fortë që ka mbi fushën e medias në tërësi. Gazetarët e Iranit ende bien vazhdimisht viktimë e frikësimit, arrestimeve arbitrare, dhe dënimeve me burgim të gjatë që jepen nga gjykatat revolucionare në fund të gjyqeve të padrejta.”

Tani, në mënyrë të habitshme, por me një alibi të specifikuar, Raisi ka kritikuar sjelljen e qeverisë për sa i përket lirisë, duke thënë: “Liria realizohet nën dritën e sigurisë. Unë besoj fort në lirinë e mendimit, të penës, dhe në lirinë e shprehjes.” (E përditshmja shtetërore Mashregh News, 31 maj 2021)

Por më 11 qershor 2021, RSF shkroi: “Teksa fushata zyrtare për zgjedhjet presidenciale të javës së ardhshme vazhdon në Iran, organizata Reporterë Pa Kufij (RSF) dënon sërish censurimin e medias nga regjimi, përdorimin e kërcënimeve kundër gazetarëve, dhe mungesën e raportimeve të pavarura.

“Që më 16 maj, që ishte afati për regjistrimin e kandidatëve, RSF ka regjistruar jo më pak se 42 raste ku gazetarët janë thirrur nga prokuroria apo janë kërcënuar nga zyrtarët e ministrisë së inteligjencës.”