Monday, September 27, 2021

Situata Politike e Iranit Është Treguese për një Ekspansion të Mëtejshëm, dhe Fshehje të Abuzimeve ndaj të Drejtave Njerëzore

The 1988 massacre of political prisoners was carried out over 30,000 lives.

Masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë është kryer me urdhër të themeluesit dhe liderit suprem të parë të regjimit, Ruhollah Khomeini, duke u marrë jetën mbi 30,000 njerëzve.

Rezultati i farsës së zgjedhjeve presidenciale të Iranit duhet ta rrisë ndjesinë e urgjencës për një hetim ndërkombëtar mbi krimin më të madh të regjimit klerikal kundër njerëzimit dhe dhunimin më të rëndë të të drejtave njerëzore. Masakra e 1988-ës ndaj të burgosurve politikë është kryer me urdhër të themeluesit dhe liderit suprem të parë të regjimit, Ruhollah Khomeini, duke ua marrë jetën mbi 30,000 njerëzve. Fatwa që dha urdhër për këtë masakër kishte në shënjestër kryesisht grupin kryesor opozitar pro demokracisë të Iranit, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), dhe u implementua nga “komisionet e vdekjes” të përbëra nga klerikë e zyrtarë të inteligjencës të cilët kanë vazhduar të ngjitin shkallët e regjimit për mbi tre dekada më pas.

“Zgjedhja” më 18 qershor e Presidentit të regjimit Ebrahim Raisi është shembulli më i fundit i kësaj dukurie. Në rrugën e tij drejt presidencës, Raisi u caktua si kreu i gjyqësorit në 2019-ën – një zhvillim që jo vetëm rikonfirmoi angazhimin e Khamenei-t për t’i shpërblyer autorët e masakrës së 1988-ës, por gjithashtu i dha ish-prokurorit të komisionit të vdekjes një mundësi për ta zgjeruar trashëgiminë e tij të errët përmes një shtypjeje brutale mbi protestat e gjera dhe format e tjera të mospajtimit popullor.

Nga situata politike e Iranit, politikë-bërësit perëndimorë duhet të konkludojnë se kanë një përgjegjësi morale për ta konfrontuar regjistrin e dhunimeve të të drejtave njerëzore nga Irani përpara se ai të përkeqësohet edhe më tej. Në të njëjtën kohë, ata duhet të konkludojnë nga situata e trazirave shoqërore se veprimet e ndërmarra në drejtim të këtij qëllimi mund të shërbejnë gjithashtu për t’i promovuar dhe amplifikuar ata zëra iranianë që mund ta udhëheqin vendin drejt një të ardhmeje pa këto lloj abuzimesh dhe të çliruar nga diktatura teokratike që i kryen ato.