Wednesday, January 26, 2022

Të Burgosurit e Dënuar me Vdekje Përballen me Detyrimin për të Bërë Rrëfime të Pavërteta dhe me Ngacmim të Familjeve të Tyre

 

 

Iran’s Sunni Muslims are facing the death sentenceMyslimanët Sunni të Iranit përballen me dënimin me vdekje

Sipas raporteve lokale, nëntë të burgosur politikë iranianë të dënuar me vdekje apo burgim të gjatë në burgun Vakil Abad të Mashhad-it, u kanë kërkuar ndihmë me anë të një letre organizatave ndërkombëtare të të drejtave njerëzore. Ata i janë drejtuar Raportuesit Special të Kombeve të Bashkuara mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran, Javaid Rehman, dhe kanë shpjeguar presionet e ushtruara nga regjimi mbi ta dhe mbi familjet e tyre.

Ata theksuan se të gjitha akuzat janë të rreme, gjithçka është nën presion, torturë e rrëfime të detyruara, dhe se Ministria famëkeqe e Inteligjencës e regjimit është përgjegjëse për vuajtjen e familjeve të tyre.

Më poshtë vijon letra e këtyre të burgosurve politikë:

“I nderuar Javaid Rehman, Raportues Special mbi të drejtat njerëzore në Iran, ne të burgosurit politikë të burgut Vakil Abad të Mashhad-it, ju kërkojmë që të veproni për të na ndihmuar në çështjen tonë, e cila është e mbushur me akuza të rreme si veprimtari kundër sigurisë, anëtarësi në grupin Forghan, anëtarësi në grupe të rezistencës, propagandë kundër regjimit, etj.

“Kemi mbi pesë vjet në burg. Dhe për më shumë se dy vite nuk na është lejuar asnjë vizitë apo telefonatë.”

“Me akuza të rreme, kurthe, torturë, rrëfime të detyruara dhe kërcënime e arrestime të familjarëve tanë, na kanë dënuar me ekzekutim dhe burgim të gjatë deri në 15 vite. Për të na bërë presion, ata kanë thirrur dhe arrestuar disa nga familjarët tanë.

“Ndërhyrja e Ministrisë së Inteligjencës në jetën tonë private ka shkaktuar shpërbërje të familjeve tona, divorce dhe ka bërë që fëmijët tanë të mbeten pa strehë.

“Këto veprime janë bërë për të na detyruar të bashkëpunojmë me Ministrinë e Inteligjencës dhe t’i pranojmë akuzat e rreme që na kanë vënë.

“Rrahja dhe fyerja nga të burgosur të rëndomtë dhe nga agjentët e burgut me urdhër të zyrtarëve të burgut, është bërë diçka normale.

“Krahas këtyre akuzave mizore, Drejtësia dhe Ministria e Inteligjencës kontaktojnë me familjet tona përmes avokatëve të tyre dhe u kërkojnë biliona toman për të anuluar ekzekutimet tona. Me veprime e kurthe të tilla, ata kanë krijuar një biznes për vete. Ata po sakrifikojnë të rinjtë Sunni të Iranit për të mbushur xhepat e vet. Nuk e dimë se kush do t’u japë përgjigje lotëve të prindërve e familjeve tona.

“Me ndihmën e Zotit, ju kërkojmë juve dhe organizatave ndërkombëtare që të veproni kundër kësaj drejtësie dhe institucioneve përkatëse që kanë kryer krime të shumta. Ju kërkojmë të nxitoni me çështjen tonë në mënyrë që të mund të rifitojmë të drejtat tona.”

Nënshkruesit:

Isa Eid Mohammadi, FarhadShakeri, Abolhakim Azim Gorgij, Abdol Rahman Gorgij, Habib Pir Mohammadi, AbdolBasatOrsson, Mohammad Reza Sheikh Ahmadi, MortezaFakuri, Abdollah Hosseini.

Duhet kujtuar që më 31 dhjetor 2020 u implementuan dënimet me vdekje të të burgosurve Sunni, Hamid RastBala, Kabir SeadatJahani, dhe Mohammad Ali Araesh, në Mashhad.

Implementimi i papritur i dënimit me vdekje të këtyre personave ndodhi në një situatë ku familjet e tyre u privuan nga takimi i fundit. Këta qytetarë ishin transferuar në një vend të panjohur të mërkurën, më 30 dhjetor 2020. Ata të burgosur tashmë të ekzekutuar kanë të njëjtën çështje si të burgosurit që ia kanë shkruar këtë letër Rehman-it.