Thursday, November 26, 2020

Të Burgosurit Politik Amir Hossein Moradi Nuk i Lejohet të Marrë Pjesë në Ceremoninë Përkujtimore të Babait të Tij

 

Amir Hossein Moradi

Amir Hossein Moradi, i cili është arrestuar gjatë protestave në nëntor 2019 dhe ka marrë dënim me vdekje,  është infektuar me COVID-19 dhe e kanë transferuar në një vend të panjohur.

Afërsisht 20 ditë pas humbjes së babait të tij, të burgosurin politik Amir Hossein Moradi nuk e kanë lejuar ende të shkojë në shtëpi për të takuar familjen apo për të marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore për të atin.

Amir Hossein Moradi është njëri nga një duzinë protestues që janë dënuar me vdekje pas arrestimit gjatë protestave të nëntorit 2019 në Iran.

Familja e Z. Moradi i ka kërkuar leje Prokurorisë që ai të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore për të atin, qoftë edhe nën masa sigurie. Zëvendës prokurori u ka thënë se i burgosuri nuk mund të marrë pjesë në asnjë ceremoni deri sa Gjykata Supreme të japë verdiktin për çështjen e tij. Madje edhe kur kjo të ndodhë, ai mund të marrë pjesë vetëm nëse dënimi me vdekje hiqet nga Gjykata Supreme.

Babai i Amir Hossein Moradi-t, Nasser, vrau veten më 28 shtator në bodrumin e shtëpisë së vet. Raportohet që e ëma ka thënë se babai fliste për Amir Hossein gjatë gjithë kohës deri në momentin e fundit të jetës së tij. Dëshira e tij e vetme ishte ta shihte edhe një herë të birin dhe gjithë familjen të hanin së bashku, ka thënë Znj. Moradi.

Ka patur shumë presion mbi Z. Moradi, ka thënë Babak Paknia, avokati i të burgosurit politik Amir Hossein Moradi. Presioni u rrit edhe më shumë pas dënimit me vdekje të të birit dhe sidomos pas ekzekutimit të Navid Afkari.