Thursday, February 25, 2021

Të stresuar dhe të braktisur nga qeveria, shumë infermierë iranianë migrojnë jashtë vendit

 

Nurses in dire conditions across IranInfermierë në kushte të vështira në të gjithë Iranin

Raportimi nga PMOI / MEK

 

Iran, 13 nëntor 2020 – Teksa pandemia e koronavirusit ka goditur shumë vende, qeveritë po i kushtojnë vëmendje të madhe sistemit të tyre të kujdesit shëndetësor, dhe më specifikisht infermierëve dhe personelit mjekësor. Eshtë e qartë se profesionistët mjekësorë mbajnë barrën kryesore dhe presionin e kësaj situate. Kushte si këto kërkojnë vëmendje të veçantë për të siguruar kushte të përshtatshme shëndetësore për infermierët në mënyrë që ata të mund të kujdesen për pacientët.

Sidoqoftë, në Iran nën sundimin e mullahëve situata është krejtësisht e kundërt me atë. Jo vetëm personeli mjekësor dhe infermierët nuk marrin fare kujdes, por prej disa muajsh, shumë infermierë nuk kanë marrë pagat e tyre prej mbi 100 dollarë në muaj, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë së vetë regjimit. Kjo pagë tashmë është katër deri në pesë herë nën kufirin e varfërisë së Iranit.

Media shtetërore pranon se më shumë se 90% e infermierëve të Iranit janë të pakënaqur me kushtet e tyre të punës dhe pagat. Situata e ashpër ka rezultuar në një valë të re të infermierëve që migrojnë nga Irani. Varfëria, kushtet e vështira të punës dhe mungesa e të drejtave të punës dhe sigurisë janë të gjitha elementë që detyrojnë infermierët e Iranit të largohen nga vendi.