Wednesday, January 26, 2022

Terrorizmi dhe Dhunimet e të Drejtave Njerëzore nga Regjimi Iranian Janë Efekte të Dyfishta të Politikës së Paqësimit

Të mërkurën, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit lëshoi një deklaratë si përgjigje ndaj një apeli që është paraqitur në një gjykatë belge nga tre individë të dënuar në muajin shkurt për komplot për vrasje terroriste në një tubim të emigrantëve iranianë në Paris, në vitin 2018. Të pandehurit kërkojnë një rishikim të dënimeve të tyre prej 15, 17 dhe 18 vitesh burg, ndërsa eprori i tyre, një diplomat iranian i quajtur Assadollah Assadi, ka refuzuar të apelojë dënimin e tij me 20 vite. Deklarata e NCRI-së paralajmëron kundër zbutjes së këtyre dënimeve, por gjithashtu thekson se nuk është e mjaftueshme thjesht të miratohen ato.

“Për ta çrrënjosur terrorizmin e regjimit, [Ministria e Inteligjencës dhe Sigurimit] dhe Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike] duhet të etiketohen si terroriste në tërësinë e tyre, agjentët dhe operativët e tyre duhet të ndiqen penalisht dhe të ndëshkohen, t’u hiqet azili dhe shtetësia, si dhe të deportohen”, thuhet në deklaratë, ku rekomandohet gjithashtu që Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara t’i referohet një dosje në lidhje me gamën e plotë të aktiviteteve terroriste të Iranit, si dhe me krimet kundër njerëzimit që kanë shënjestruar vetë popullin iranian.

Iran's diplomat & the largest terror plot in Europe. What was Assadollah Assadi's role

Iran’s diplomat & the largest terror plot in Europe. What was AssadollahAssadi’s role

Apeli për bashkëpunëtorët e Assadit po zhvillohet në të njëjtën kohë me seancat dëgjimore në Shqipëri për çështjen e Hamid Noury-t, një ish-zyrtar i burgjeve iraniane, i cili është implikuar në goditjen më të rëndë të regjimit ndaj disidencës së popullit. Në verën e 1988-ës, sipas raporteve, Noury i drejtonte të burgosurit politikë përpara një “komisioni të vdekjes” në burgun Gohardasht dhe më pas drejt varjes kur ata nuk demonstronin besnikëri ndaj sistemit teokratik. Megjithëse akuzat kundër tij u ngritën nga autoritetet suedeze bazuar në parimin e juridiksionit universal, seancat e ditëve të fundit në Shqipëri pasqyrojnë faktin se masakra kishte në shënjestër kryesisht anëtarët e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Shumica e viktimave të masakrës janë varrosur në varre masive sekrete dhe me kalimin e viteve, disa nga ato varreza janë fshehur mëpërmjet shtrimit të rrugëve e ndërtimeve në përpjekje për të penguar hetime të mundshme në të ardhmen. Grupe si Amnesty International kanë paralajmëruar për ndikimin e mundshëm të këtij fenomeni, si në aspektin e ndikimit të tij tek familjet e viktimave, ashtu edhe në aspektin e përforcimit që kjo gjë i bën pandëshkueshmërisë së regjimit në çështjet e dhunimeve të të drejtave të njeriut dhe terrorizmit.

Amnesty e ka vënë në dukje këtë pandëshkueshmëri menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale të qershorit në Iran, të cilat u mbyllën me zgjedhjen e Ebrahim Raisi-t në postin e dytë më të lartë të vendit pas një gare në të cilën kandidatët e tjerë me shanse për të fituar nuk u lejuan të konkurronin. “Fakti që Ebrahim Raisi është ngritur në postin e presidentit në vend që të hetohet për krimet kundër njerëzimit të vrasjes, zhdukjes me forcë dhe torturës, është një kujtesë e zymtë për faktin që pandëshkueshmëria ka pushtet absolut në Iran,” pati thënë Sekretarja e Përgjithshme e kësaj organizate, Agnès Calamard, në një deklaratë menjëherë pas këtyre zgjedhjeve.

Kërkesa e nënkuptuar për një hetim të tillë bazohej kryesisht në dy gjëra: roli i Raisit si kryegjyqtar në kohën e shtypjes vdekjeprurëse ndaj kryengritjes popullore të 2019-ës, dhe roli i tij si një nga katër anëtarët e komisionit të vdekjes në Teheran, i cili ka mbikëqyrur një pjesë të madhe të masakrës së 1988-ës. Në diskutimet e NCRI-së lidhur me gjyqin e Nouri-t është theksuar shpesh se parimi i përdorur për të justifikuar ndjekjen penale të tij mund të përdoret në mënyrë të ngjashme për të ndjekur penalisht edhe presidentin aktual të Iranit. Deklarata e NCRI-së lidhur me shqyrtimin e kërkesës për apel nga gjykata belge gjithashtu e zgjeron shprehimisht thirrjen për ndjekje penale të individëve në poste të larta për të përfshirë edhe liderin suprem Ali Khamenei.