Friday, May 14, 2021

Tetë njerëz dënohen me goditje kamxhiku në Iran

public flogging iranFoto nga fajli

 

Mediat shtetërore kanë raportuar se tetë persona, përfshirë një grua, janë dënuar me goditje kamxhiku nga Drejtësia e Iranit.

Agjencia e lajmeve ROKNA raportoi dje se një burrë dhe një grua në Mashhad të Iranit veri-lindor janë dënuar me 74 goditje kamxhiku secili, krahas dënimit me burg, nga Gjykata Penale e Mashhad, për vjedhje.

Sipas raportit, burri, i identifikuar vetëm me emrin e tij Hossein, është akuzuar për dy vjedhje dhe dënuar me 10 vite burg e 74 goditje me kamxhik. Gruaja e tij Zahra është akuzuar për një vjedhje dhe është dënuar me katër vite burg dhe 74 goditje kamxhiku.

Dje, Zëdhënësi i Gjyqësorit në Iran shpalli se gjasthë burra ishin dënuar me goditje kamxhiku dhe me burg për krime financiare, sipas raportimit të djeshëm nga agjencia shtetërore e lajmeve Mehr.