Saturday, October 16, 2021

Torturimi i të Burgosurve Politikë për Rrëfime të Detyruara në Televizion

 

Iran: Mullahs' judiciary admits arrest of Amir Hossein Moradi and Ali Younesi, Sharif University of Technology elite studentsAl Younesi-Amirhossein Moradi

Nxitet OKB të vizitojë burgjet dhe të takohet me Moradi, Younesi, dhe vëllezërit Afkari,
Duhet aksion urgjent për lirimin e të burgosurve politikë, protestuesve të arrestuar

Në një postim në Twitter më 5 shtator 2020, motra e të burgosurit politik Ali Younesi, i cili është një student fitues i çmimeve në Universitetin e Teknologjisë Sharif dhe që ka pesë muaj në burg, shkruante: “Të mërkurën (më 2 shtator), vëllait tim Ali Younesi i është thënë t’i pranojë akuzat kundër tij në një rrëfim televiziv, dhe nëse e bën këtë do t’i jepet një dënim me burgim të përjetshëm në vend të dënimit me vdekje. Pas pesë muajsh që e kanë mbajtur në burg, e kanë vënë në izolim, dhe e kanë marrë në pyetje, ata kanë këmbëngulur për një intervistë televizive, duke e kërcënuar e duke i bërë presion gjatë këtyre tre javëve të fundit.”

Raporti tronditës i Amnesty International më 2 shtator 2020, me titull “Duke shkelur mbi njerëzimin: Arrestimet masive, zhdukjet, dhe torturimet që nga protestat e nëntorit 2019 në Iran,” tregon dhjetëra shembuj të këtij brutaliteti kundër protestuesve.

Amir Hossein Moradi dhe Ali Younesi, dy studentë elitarë në Universitetin e Teknologjisë Sharif, u zhdukën më 10 prill 2020. Drejtësia e mullahëve e pranoi me ngurrim arrestimin e tyre më 5 maj 2020, pas një fushate ndërkombëtare dy-mujore për lirimin e këtyre dy studentëve. Më 16 korrik, agjencia e lajmeve Fars, e cila është e lidhur me IRGC-në, publikoi një raport mbi marrjen në pyetje publikisht të këtyre dy studentëve nga hetuesit dhe Shoqatat Islamike, marrje në pyetje që kishte për qëllim t’u bënte presion atyre në mënyrë që të pranonin me forcë akuzat dhe t’ua thyente rezistencën.

Ali ka fituar medaljen e artë në Olimpiadën e 12-të Ndërkombëtare të Astronomisë dhe Astrofizikës që është zhvilluar në Kinë në 2018-ën. Më përpara, ai kishte fituar medaljen e argjendtë dhe të artë në Olimpiadën Kombëtare të Astronomisë në 2016-ën dhe 2017-ën. Edhe Amir Hossein e ka fituar medaljen e argjendtë në këtë olimpiadë në 2017-ën.

Duke patur parasysh se tortura sistematike është një shembull i qartë i një krimi kundër njerëzimit, Rezistenca Iraniane e nxit Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe shtetet e saj anëtare, Sekretarin e Përgjithshëm, Komisioneren e Lartë për të Drejtat e Njeriut, dhe Këshillin e të Drejtave të Njeriut, si dhe Bashkimin Europian, që t’i dënojnë torturimet e vazhdueshme dhe krimet kundër njerëzimit në Iran. Rezistenca u bën gjithashtu thirrje atyre që të marrin masa urgjente për të siguruar lirimin e protestuesve të arrestuar dhe të burgosurve politikë, si dhe thekson nevojën për dërgimin e një komisioni ndërkombëtar hetimi që të vizitojë burgjet e regjimit dhe të takohet me Amir Hossein Moradi, Ali Younesi, dhe vëllezërit Afkari.