Thursday, December 3, 2020

Trajtimi çnjerëzor i një gruaje të plagosur në Abadan provokon zemërim publik

Inhumane treatment of an injured woman in Abadan provokes public outrage

Një grua të plagosur në Abadan e mbajnë përtokë ndërkohë që një agjent i forcave të sigurisë i vendos këmbën në gjoks

 

Trajtimi çnjerëzor i një gruaje të plagosur në Abadan ka provokuar zemërim publik.

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video më 22 tetor 2020, ku një grua e re në Abadan keqtrajtohet nga forcat e sigurisë të Kompanisë së Naftës. Gruan e re me fytyrë të gjakosur po e mbanin përtokë ndërkohë që njëri nga agjentët e sigurisë i vendoste këmbën mbi gjoks.

Trajtimi çnjerëzor i kësaj gruaje të plagosur në Abadan ka provokuar zemërim të madh mes iranianëve në Khuzestan e në mbarë vendin.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë thënë se kjo video shfaq një shembull të shtypjes së grave dhe të korrupsionit e shthurjes që janë të shfrenuara brenda regjimit.

Personi prapa këtij incidenti tronditës ishte Jahan-Nejadian, një menaxher i rangut të lartë në Rafinerinë e Naftës në Abadan dhe operativ i Korpusit të Gardës Revolucionare (IRGC).

Operativi i IRGC-së, Jahan Nejadian, duke mbajtur fotografinë e Qassem Soleimani

Videoja nxjerr në pah korrupsionin e një prej menaxherëve të nivelit të mesëm në Rafinerinë e Naftës të Abadan-it. Për rrahjen brutale të gruas së re kanë bashkëpunuar edhe Forcat e Sigurisë së Distriktit Berim në Abadan.

Komiteti i Grave i NCRI-së përsërit se përhapja e fatkeqësive të tilla shoqërore është produkt i sundimit mizogjinist të mullahëve. Politikat dhe ligjet mizogjiniste të regjimit janë shkaku parësor i dhunës ndaj grave, përhapjes së varfërisë, korrupsionit dhe formave të ndryshme të krimeve e fatkeqësive shoqërore.