Sunday, September 19, 2021

Humor i Errët: Ndërkohë që Ratko Mladic Dënohet, Ebrahim Raisi Garon për President

 

Të martën më 8 qershor, Mekanizmi Ndërkombëtar për Gjyqet Penle (International Residual Mechanism for Criminal Tribunals – IRMCT) dha gjykimin final në çështjen e komandantit serbo-boshnjak Ratko Mladic për krime lufte. Ai kishte mbikëqyrur ekzekutimin pa procedura të rreth 8,000 burrave e djemve të paarmatosur në Srebrenica të Bosnjës dhe Hercegovinës, rreth 26 vite më parë.

“Sot, Mekanizmi Ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara për Gjyqet Penale në Hagë konfirmoi dënimin e tij për gjenocid, krime kundër njerëzimit, dhe krime lufte. Ky gjykim historik tregon se ata që kryejnë krime të tmerrshme nuk shpëtojnë pa dhënë llogari. Ai përforcon gjithashtu vendosmërinë tonë të përbashkët për të parandaluar mizori të tilla në të ardhmen kudo në botë,” deklaroi Presidenti amerikan Joe Biden.

“Mohimi i gjenocidit, revizionizmi dhe mbulimi me lavdi i kriminelëve të luftës bien në kontradiktë me vlerat më themelore europiane. Vendimi i sotëm është një mundësi për liderët në Bosnje e Hercegovinë dhe në rajon që, duke patur parasysh faktet, të marrin drejtimin në nderimin e viktimave,” lexon një deklaratë e përbashkët nga Përfaqësuesi i Lartë i BE Josep Borrell dhe Komisioneri Olivér Várhelyi.

Ndërkohë, Ebrahim Raisi, i cili dyshohet se ka luajtur një rol kryesor në vrasjen masive të mijëra të burgosurve politikë në 1988-ën, aktualisht po kandidon për president. Sipas të mbijetuarve dhe detajeve të marra nga familjet e viktimave, Raisi ka luajtur një rol kyç në spastrimin e burgjeve nga të burgosurit politikë, veçanërisht anëtarët e mbështetësit e opozitës kryesore Mojahedin-e Khalq (MEK/PMOI).