Monday, September 27, 2021

Inflacioni në Iran Tashmë Gati 50 për Qind Sipas një Raporti të Ri

Midis marsit 2018 dhe marsit 2019, mallrat dhe shërbimet në Iran janë bërë 47.5 për qind më të shtrenjta, kështu që ndërsa viti iranian u mbyll më 20 mars, iranianët e zakonshëm gjenden përballë rritjeve të çmimeve prej gati 50 për qind të 12 muajve të shkuar, dhe pyesin veten se çfarë do të sjellë e ardhmja. Duket se ky është inflacioni më i lartë i pesë viteve të shkuara, sipas një raporti nga Qendra Statistikore e Iranit më 21 mars.

Raporti zbuloi gjithashtu se inflacioni për ushqimet dhe pijet është në vlerën 73.2 për qind për të njëjtën periudhë 12-mujore. Kjo është tronditëse, pasi familjet e klasës punëtore kanë patur një rritje shumë të vogël në pagën minimale, veçanërisht në krahasim me inflacionin.

Përqindja e lartë e inflacionit është kryesisht për shkak të zhvlerësimit të monedhës. Rënia katër-fish e rialit në lidhje me dollarin e monedha të tjera në 12 muaj nënkupton që importimi i lëndëve bazë për prodhim është bërë më i kushtueshëm. Është e vërtetë që qeveria subvencionon “materialet bazë” duke u ofruar dollarë të lirë disa importuesve të zgjedhur, por janë dy faktorë që nuk e lejojnë subvencionimin ta ulë inflacionin.

  • Subvencioni nuk mund të mbulojë të gjitha importet e nevojshme, dhe mallrat blihen me dollarë të shtrenjtë.
  • Shitësit me pakicë dhe tregtarët që i marrin mallrat e importuara shesin çdo gjë me çmim më të lartë.

Në një mjedis ekonomik kaq të pasigurtë, askush nuk dëshiron të rrezikojë një zhvlerësim të mëtejshëm. Përveç kësaj, ekziston elementi i oportunizmit spekulativ, i cili bëhet i mundur nga një sistem ekonomik jo plotësisht konkurues dhe gjysmë i mbyllur.

Një profesor në Universitetin John Hopkins, i cili studion ekonominë iraniane, Steve Hanke, beson se Irani gjendet në mes të një hiperinflacioni. Ai ka llogaritur se inflacioni i vërtetë ka arritur në 150 për qind në maj 2018 dhe është ngritur në 400 për qind para se të zbriste në 250 për qind në shtator. Ndërkohë që ekonomistë të tjerë janë më pak pesimistë, ekspertët iranianë jashtë vendit bësojnë se statistikat raportohen me vlera më të ulëta se ç’janë në të vërtetë nga institucionet e regjimit iranian, në përpjekje për të reduktuar impaktin e tyre negativ.