Tuesday, November 30, 2021

INTERVISTË Winfried Schäfer Tragjedia e tifozes femër në Iran: “Frika është e pranishme kudo”

Askush që kam takuar nuk e mbështet regjimin. Por të gjithë janë të frikësuar. Mund të kuptohet se sa i madh është refuzimi i regjimit nga populli. Është e vështirë ta imagjinosh këtë nëse nuk ke jetuar në Iran. Për dy vite, nuk kam takuar asnjë person që të ishte pro regjimit – dhe flas për njerëz nga shtresa të ndryshme. Industrialistë, akademikë, futbollistë, shoferë taksie, madje edhe ministra.

Schäfer ka qenë trajner i klubit Esteghlal nga tetori 2017 deri në verë të 2019-ës.

T ONLINE.DE

Nga David Digili

10.10.2019, ora 06:53

Në këtë intervistë, ish-menaxheri i Karlsruher SC flet për qëndrimin e shoqërisë iraniane, frikën nga regjimi – dhe funksionin e veçantë të futbollit në këtë vend.

t-online.de: Z. Schäfer, FIFA reagoi ndaj aktit të dëshpëruar të “Vajzës Blu” pas më shumë se një jave – tepër vonë?

Winfried Schäfer (69 vjeç): Nuk jam i sigurtë nëse lexuesit tuaj e dinë historinë e kësaj tragjedie. Vajza nuk vrau veten për shkak se nuk u lejua të hynte në stadium, por sepse u dënua me gjashtë muaj burg për tentativën e saj. Në Iran, të gjithë e kanë një ide të qartë se çfarë ndodh nëpër burgje. Është e paimagjinueshme që Fifa nuk e di kontekstin, dhe jam zhgënjyer për faktin që u desh një lëvizje kaq intensive në Instagram për t’i zgjuar mediat e më pas FIFA-n.

Çfarë reagimi do të kishit dëshiruar ju?

Një ultimatum të qartë. Liga nuk ka nisur ende. Fifa duhej të kishte thënë: Duhet të zbatohen rregullat e barazisë, përndryshe klubet dhe ekipet kombëtare përjashtohen nga operacioni ndërkombëtar i lojërave. Pa kompromise.

A është futbolli një mënyrë për ta shprehur publikisht kritikën?

Nëse shkon në stadium për Ministrinë e Sportit, atëherë kjo është protestë politike. Nëse nuk i lejon gratë të shkojnë në stadium, ato nuk përjashtohen vetëm nga futbolli, por edhe nga pjesëmarrja e tyre politike dhe shoqërore. Sigurisht, protesta është e pamundur në rrethana të tjera, por në stadium nuk ka gjë, sepse ka vetëm futboll. Të dyja palët, tifozët dhe qeveria, e dinë se çfarë po ndodh në të vërtetë, por regjimi ua ka kaq shumë frikën protestave të vërteta saqë nuk mund ta prekësh futbollin. Ky incident nuk do të ndryshojë gjë. Fatkeqësisht kjo temë ka mbaruar tashmë.

A jeni ende në kontakt me klubin? A keni vënë re ndonjë reagim nga brenda klubit?

Unë dhe stafi im e kemi paditur klubin për faktin që nuk na ka paguar për më shumë se gjashtë muaj dhe na ka trajtuar në një mënyrë që do të ishte kriminale në një vend tjetër. Fatkeqësisht, udhëheqja e klubit ka lidhje të ngushta me regjimin. Protesta e tifozëve aktualisht është e drejtuar kundër udhëheqjes së klubit. Fakti që klubi reagoi shumë vonë ndaj dramës së vajzës, e konfirmon për shumë tifozë supozimin se klubi është në duart e regjimit. Mbaj ende kontakte me lojtarët dhe me stafin tim iranian. Njerëz shumë të mirë, të mrekullueshëm.

Çfarë mund të thoni për futbollin iranian? A mbizotërojnë në stadiume mbështetësit e ndalimit të grave?

Askush që kam takuar nuk e mbështet këtë ndalim, askush nuk e mbështet mbulimin e kokës, askush nuk e mbështet regjimin. Por të gjithë janë të frikësuar. Mund të kuptohet se sa i madh është refuzimi i regjimit nga populli. Është e vështirë ta imagjinosh këtë nëse nuk ke jetuar në Iran. Për dy vite, nuk kam takuar asnjë person që të ishte pro regjimit – dhe flas për njerëz nga shtresa të ndryshme. Industrialistë, akademikë, futbollistë, shoferë taksie, madje edhe ministra.

A ka ndonjë ndryshim me brezat e rinj?

Njerëzit që kam takuar, siç thashë, nuk e miratojnë aspak regjimin. Qofshin të rinj apo të vjetër.

A ekziston frika e ndëshkimit për shprehjen publike të mbështetjes për shqetësimet e tifozeve femra?

Frika është e pranishme kudo në popullsi. Jo vetëm për shkak të kësaj teme, por përgjithësisht për shkak të shprehjeve politike. E kuptonim menjëherë që lojtarët tanë donin ta ngrinin zërin.

Por e dinim gjithashtu se të paktën një lojtar kombëtar ishte arrestuar për një kohë të shkurtër në të kaluarën për shkak se kishte folur publikisht.

https://www.t-online.de/sport/fussball/international/id_86562108/winfried-schaefer-ueber-blue-girl-im-iran-die-angst-ist-allgegenwaertig-.html