Friday, April 3, 2020

Iran: 105 Gra të Ekzekutuara Gjatë Mandatit të Rouhani-t

Iran: Malihei Haji Hosni ishte gruaja e 105-të e ekzekutuar gjatë mandatit të Hassan Rouhani-t.

Regjimi iranian ka ekzekutuar një grua me emrin Maliheh Haji Hassani, duke e çuar në 105 numrin e grave të ekzekutuara gjatë presidencës së Hassan Rouhani-t, ka raportuar më 18 janar Komiteti i Grave i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI).

Maliheh Haji Hassani u var të martën, më 14 janar 2020, në burgun Adilabad në Shiraz. Ajo ishte 29 vjeç dhe ishte arrestuar në 2016-ën, supozimisht për vrasjen e të fejuarit të saj.

Deri tani, regjimi iranian nuk e ka shpallur ende ekzekutimin e Haji Hassani-t. Në të njëjtën ditë është ekzekutuar edhe një grua tjetër me emrin Sara M. Në burgun Mashhad, sipas një raporti të agjencisë shtetërore të lajmeve Rokna më 14 janar 2020. 

Sara M. është ekzekutuar pasi kishte kaluar tre vite burg e dënuar me vdekje. 

Në 2019-ën, regjimi iranian ka varur të paktën 16 gra njëkohësisht me shtimin e shtypjes dhe ekzekutimeve në Iran. Vetëm brenda tre javëve të dhjetorit 2019, gjashtë gra janë ekzekutuar në burgje të ndryshme të Iranit. 

Këto gra janë identifikuar si:   

  1. Somayyeh Shahbazi Jahrouii, 4 dhjetor 2019, burgut Sepidar në Ahvaz  
  2. Fatemeh Ghezel Safarlou, 4 dhjetor 2019, burgu Gohardasht në Karaj  
  3. Nargess o-Sadat Tabaii, 4 dhjetor 2019, burgu Gohardasht në Karaj  
  4. Maryam, 8 dhjetor 2019, Burgu Qendror i Mashhad  
  5. Fatemeh R., 9 dhjetor 2019, burgu Gohardasht në Karaj  
  6. Eshrat Nazari, 18 dhjetor 2019, burgu Gohardasht në Karaj  

Numri i vërtetë i ekzekutimeve në Iran është shumë i madh sepse shumica e ekzekutimeve kryhen në fshehtësi, larg syrit të publikut.  

Irani mban rekordin botëror për ekzekutimin e grave. Meqë regjimi nuk i kategorizon vrasjet sipas shkallës së tyre, kushdo që kryen vrasje dënohet me vdekje, pavarësisht nga motivi. Shumë prej grave të dënuara për vrasje në Iran janë vetë viktima të dhunës ndaj grave dhe kanë kryer vrasje për vetëmbrojtje. Gjyqet dhe dënimet e dhëna janë jashtëzakonisht të padrejta. 

Sipas Komitetit të Grave të NCRI-së: “Shumë gra janë aktualisht në pritje të ekzekutimit në burg. Disa prej tyre mbahen në burgun Qarchak në sektorin e të dënuarve me vdekje. Këto gra janë kryesisht nëna që kanë disa fëmijë.”