Monday, November 9, 2020

Akti i Turpshëm i Regjimit Iranian për Dorëzimin e Ishullit Kinës: Shenjë e Dëshpërimit dhe Rrugës Qorre të Mullahëve

 

Iran’s Regime Disgraceful Act in Handing Over Island to China: Sign of Mullahs’ Desperation and Deadlock Iran, Ishulli Kish në Gjirin Persik

Raportet nga Irani tregojnë se regjimi do t’i dorëzojë disa ishuj iranianë Kinës në një marrëveshje anti-patriotike 25–vjeçare. Kjo është një lëvizje e dëshpëruar nga një regjim të cilit po i afrohet fundi dhe që po përpiqet ta mbajë pushtetin me çdo kusht.

Regjimi do t’ia dorëzojë ishullin Kish Kinës në këmbim të mbështetjes ushtarake, rajonale dhe ndërkombëtare. Regjimi i mullahëve ka veçanërisht frikë nga vendimi që do të merret nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara lidhur me zgjatjen e embargos së armëve mbi regjimin.

Ndërkohë, regjimi nuk i ka publikuar detajet e kësaj marrëveshjeje, pasi ka frikë se kjo marrëveshje anti-patriotike mund të nxisë protesta nga ana e popullit iranian, i cili po lufton me varfërinë dhe krizën e COVID-19 ndërkohë që regjimi e nxjerr në ankand pasurinë e popullit, dhe regjimi është i paaftë ta vërë nën kontroll një kryengritje të mundshme. Regjimi nuk i ka ndalur asnjëherë marrëdhëniet me Kinën. Në fillim të krizës së COVID-19, regjimi ishte qeveria e vetme që vazhdonte me fluturimet drejt Kinës dhe nga Kina. Kompania e fluturimeve Mahan Air, e cila është e lidhur me Gardën Revolucionare (IRGC) të regjimit, vazhdonte të transferonte pasagjerë kinezë, duke u vënë përparësi qëllimeve ekonomike në vend të jetës së popullit iranian. Ka patur protesta të shumta kundër këtij veprimi. Si rezultat, nga frika e një kryengritjeje, regjimi u detyrua t’i ndalte fluturimet apo të paktën të bënte sikur i kishte ndalur, për një periudhë shumë të shkurtër kohore.