Monday, November 9, 2020

Anijet e regjimit iranian kanë mbetur në pritje në portet e Kinës për më shumë se dy muaj

Sadegh Pashm-Foroush

Iran’s ships cannot unload and remain waiting in Chinese ports – File photoAnijet e Iranit nuk mund të shkarkohen dhe kanë mbetur në pritje në portet kineze – Foto fajli

 

Ka më shumë se dy muaj tashmë që një numër anijesh të regjimit iranian mbahen në pritje jashtë porteve kineze për shkak të sanksioneve amerikane dhe nuk munden as të largohen nga zona. Aktivistët ekonomikë besojnë se arsyeja kryesore është se Kina po zbaton sanksionet amerikane të vëna kundër këtyre anijeve.

“Biznesmenët iranianë thonë se procesi i shkarkimit dhe ngarkimit të këtyre anijeve iraniane në portet kineze ka dy muaj që ka ndaluar,” sipas një raporti të EuroNeës të transmetuar të enjten, më 3 korrik. “Pekini i përshkruan këto masa si në përputhje me standardet mjedisore për lëndët djegëse të përdorura nga mjetet detare të lidhura me kompaninë shtetërore të transportit detar të regjimit iranian. Megjithatë, arsyeja kryesore është se Kina po zbaton sanksionet amerikane.”