Monday, November 9, 2020

Pavarësisht Pengesave, SHBA Përshpejton Përpjekjet për Zgjatjen e Embargos së Armëve mbi Regjimin Iranian

Shkruar nga Shahriar Kia

Despite Obstacles, US Accelerates Push for Longer Arms Embargo on Iran’s Regime Pavarësisht Pengesave, SHBA Përshpejton Përpjekjet për Zgjatjen e Embargos së Armëve mbi Regjimin Iranian

Teksa SHBA vazhdon me përpjekjet për të gjeneruar mbështetje për rinovimin e embargos mbi shitjen e armëve në drejtim të regjimit iranian, Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo po thekson tani se një zgjatje afat-shkurtër e embargos nuk mund të konsiderohet e përshtatshme. Të mërkurën, ai u tha reporterëve se qëllimi i administratës Trump është të vërë limite me afat të pacaktuar mbi veprimtaritë ndërkombëtare të Iranit, deri sa ky shtet të bëjë ndryshimet themelore, të përcaktuara më parë, në sjelljen e tij.

“Shtetet e Bashkuara kanë të drejtën e pamohueshme, pa pëlqimin e asnjë shteti tjetër, për të siguruar që kjo embargo armësh të vazhdojë,” tha Pompeo, duke përsëritur pozicionin e marrë nga SHBA për sa i përket përdorimit të mekanizmave imponuese të paktit bërthamor të 2015-ës me Iranin. Edhe pse SHBA u tërhoq nga kjo marrëveshje në 2018-ën, duke dhënë si shkak veprimtaritë malinje të regjimit iranian, për të filluar strategjinë e “presionit maksimal”, teknikisht mbetet e listuar si pjesëmarrëse. Kjo ka bërë që SHBA të kërkojë të drejtën e saj për të vënë në lëvizje rikthimin e sanksioneve multilaterale, si përgjigje ndaj shkeljeve të regjimit iranian.

Regjimi filloi gradualisht ta ndalte zbatimin e dispozitave të Planit të Përbashkët të Veprimit pasi kishte dështuar në përpjekjen për t’u bërë shantazh nënshkruesve europianë që ta kompensonin për efektet e sanksioneve të rivendosura amerikane. Kjo gjë arriti kulmin në braktisjen e të gjitha limiteve të vendosura mbi rezervat e pasurimit dhe nivelet e pastërtisë në muajin e parë të 2020-ës. Nënshkruesit europianë u përgjigjën duke vënë në lëvizje mekanizmin e zgjidhjes së konflikteve i cili mund të rezultojë në rikthimin e sanksioneve, por vazhdojnë të ngurrojnë për t’i dhënë fund zyrtarisht paktit.

SHBA ka shprehur padurim lidhur me veprimet e aleatëve të saj dhe ka shqyrtuar publikisht opsionet e njëanshme. Megjithatë vazhdojnë dyshimet lidhur me prakticitetin e këtyre opsioneve, nisur nga fakti që katër prej pesë nënshkruesve të tjerë të JCPOA kanë fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, njësoj si SHBA. Në veçanti Kina dhe Rusia ngulin këmbë në kundërshtimin e tyre ndaj planeve amerikane, dhe e kanë refuzuar qartësisht si perspektivën e gjerë të rivënies së sanksioneve, ashtu edhe objektivin më të kufizuar të thjesht zgjatjes së embargos së armëve.

Pompeo është përpjekur të nxisë mbështetjen për planet amerikane duke nënvizuar rreziqet specifike që lidhen me zbutjen e kufizimeve ndaj tregtisë së armëve të regjimit iranian. Në komentet e tij të mërkurën, Sekretari i Shtetit vuri në dukje se regjimi i mullahëve është i gatshëm të bëhet tregtar armësh për shtete të tjera tw rrezikshme, duke përfshirë atë të Bashar al-Assad në Siri dhe të Nicolas Maduro në Venezuelë.

Pompeo i ka quajtur në mënyrë specifike Rusinë dhe Kinën si partnerë të mundshëm në tregtinë iraniane të armëve, duke shtuar se “edhe më shumë qytetarë në Lindjen e Mesme do të vdesin nga regjimi dhe proksit e tij” nëse regjimi iranian fiton akses në këto tregje eksporti.

Por ajo që është e qartë është se, nëse SHBA arrin në njëfarë mënyre të ketë sukses në përpjekjet e saj, kjo dë të sillte pothuajse me siguri fundin e plotë të JCPOA-sëJavad Zarif, ministër i jashtëm dhe krye-apologjet i regjimit, deklaroi me dëshpërim të martën se skadimi i afatit të embargos është i garantuar nga pakti bërthamor, dhe se këto dy çështje janë të pandashme.

Këto fjalë kishin pa dyshim qëllimin që të merreshin si paralajmërim kundër mbështetjes europiane për embargon, por njëkohësisht ishin edhe një lutje e dëshpëruar që tregon frikën e madhe të regjimit nga një front i bashkuar kundër agresionit të tij. Fatkeqësisht, edhe pse entuziazmi i BE-së për t’iu nënshtruar shantazheve bërthamore të regjimit bie në kundërshtim me shqetësimet e tjera europiane lidhur me veprimtaritë malinje të Iranit, ka ende shumë pak shenja të një gatishmërie për ta braktisur të parën në favor të së dytës. Komentet e Zarif-it të paktën e theksojnë dhe e përforcojnë këtë pengesë.

Komentet publike të Zarif demonstrojnë një mosbindje ngulmuese dhe një frikë absolute nga pasojat e veprimeve të tyre. Siç e ka theksuar SHBA, strategjia e presionit maksimal po bën që Teherani të dobësohet gjihnjë e më shumë në prapaskenë. Pikërisht këtë nënkuptonte edhe një raport i ditëve të fundit nga Reuters ku argumentohej se sanksionet ekonomike, së bashku me pandeminë e koronavirusit dhe kriza të tjera, e kanë dobësuar keq mbështetjen iraniane për proksit rajonalë, sidomos në Irak.

Raporti tregon se, ndërsa Irani ka shpenzuar deri në 15 milion dollarë në muaj për entitete të tilla para vënies së sanksioneve, këto shpenzime janë reduktuar tani në dy deri në tre milion. Dhe kjo reflekton një rënie rreth 50 përqind vetëm që nga fillimi i këtij viti. Reuters vë në dukje se përfituesit kryesorë të këtyre shpenzimeve tani po rreken të gjejnë burime të tjera të ardhurash.

Përveç kësaj, regjimi po përballet edhe me një shoqëri të trazuar e cila e tregoi gatishmërinë e saj për ta përmbysur regjimin e mullahëve gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor dhe duke bojkotuar zgjedhjet e rreme parlamentare të regjimit. Regjimit i nevojitet eksporti i terrorizmit dhe do t’i vazhdojë programet e tij bërthamore e të raketave për t’ia zgjatur jetën vetes. Kjo vetëm sa do ta shtojë kaosin në mbarë botën. Nëse vendet perëndimore duan ta parandalojnë këtë regjim, ato duhet të mbajnë anën e popullit të Iranit dhe ta njohin të drejtën e tij për të rezistuar e për ta përmbysur regjimin e mullahëve, i cili është shteti numër një në botë për sponsorizimin e terrorizmit.