Friday, September 25, 2020

Iran: Dënime me Burgim të Gjatë për të Arrestuarit në Kryengritjen e Nëntorit 2019

Iran: Dënime me Burgim të Gjatë për të Arrestuarit në Kryengritjen e Nëntorit 2019

Gjatë protestave të Iranit në nëntor 2019 dhe janar 2020, regjimi iranian ka arrestuar mbi 12,000 protestues.

Të ashtu-quajturat gjykata të regjimit klerikal kanë dënuar një numër protestuesish të arrestuar gjatë kryengritjes mbarëkombëtare të nëntorit 2019 me burgim të gjatë.

Siamak Moqimi Mo’meni, 18 vjeç, i arrestuar në komunën Parand nga agjentë të Garnizonit Sarollah të IRGC-së, është dënuar me 10 vite burg nga Dega 24 e të ashtu-quajturës gjykatë revolucionare në Teheran. Ai është akuzuar për “mbledhje dhe komplotim, veprimtari propagande kundër shtetit, dhe për ofendim të liderit (Ali Khamenei), dhe të presidentit (Hassan Rouhani).”

Milad Arsanjani, 31 vjeç, është dënuar nga dega 1 e të ashtu-quajturës gjykatë revolucionare në Shahriar, në jug të Teheranit, me pesë vite burg. Kianoush Jamali, 27 vjeç, ishte arrestuar më 19 nëntor 2019, nga forcat e Garnizonit Sarollah të IRGC-së. Dega 26 e të ashtu-quajturës gjykatë revolucionare e ka dënuar atë me 7.5 vite burg. Të dy janë dënuar për akuza të sajuara si “mbledhje e komplotim kundër shtetit” dhe “fyerje ndaj Khamenei-t e Rouhani-t”.

 

Rreth 12,000 protestues janë arrestuar gjatë kryengritjes së nëntorit 2019. Pasi kanë kaluar tre muaj, regjimi i mullahëve vazhdon të mos pranojë ta publikojë numrin e vërtetë të martirëve, si dhe të të plagosurve e të arrestuarve. Shumë prej të arrestuarve janë torturuar egërsisht në mënyrë që të pranonin të jepnin rrëfime të detyruara dhe intervista televizive.

Rezistenca Iraniane i dënon këto ndëshkime çnjerëzore dhe thekson edhe një herë nevojën për dërgimin në Iran të një misioni të gjetjes së fakteve që të vizitojë burgjet dhe të vlerësojë situatën e të arrestuarve. Heshtja dhe mosveprimi përballë këtyre mizorive vetëm sa i trimëron mullahët për të vazhduar e për ta intensifikuar shtypjen ndaj popullit iranian.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

8 shkurt 2020