Friday, March 29, 2024

Iran: Gruaja e 104-rt e Ekzekutuar Gjatë Mandatit të Rouhani-t

104 gra janë ekzekutuar gjatë mandatit të Rouhani-t në Iran

Shkruar nga Shahriar Kia më 15 janar 2020.

Një grua iraniane, e identifikuar si Sara M, është ekzekutuar javën e shkuar në Burgun e Mashad-it, në Iranin qendror, sipas Komitetit të Grave të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI). Ekzekutimi i saj shënon herën 104-rt që një grua ekzekutohet gjatë presidencës së ashtu-quajtur ‘të moderuar’ të Hassan Rouhani-t, i cili mori detyrën në vitin 2013.

Agjencia shtetërore e lajmeve Rokna, raportoi më 14 janar se Sara M, e arrestuar në moshën 32 vjeçare në 2016-ën, ka kaluar dy vite në burg para se të ekzekutohej në fillim të janarit 2020.  

Sara M. është gruaja e parë që ekzekutohet në Iran në 2020-ën. Në vitin 2019, regjimi iranian ekzekutoi 16 gra njëkohësisht me shtimin e shtypjes dhe ekzekutimeve në Iran. Vetëm brenda tre javëve të dhjetorit 2019, gjashtë gra janë ekzekutuar nga regjimi në burgje të ndryshme të Iranit.

 

“Ka shumë gra që janë aktualisht në pritje të ekzekutimit në burg. Disa prej këtyre grave po mbahen në Burgun Qarchak në sektorin e të dënuarve me vdekje. Këto gra janë kryesisht nëna me disa fëmijë,” shton raporti i Komitetit të Grave të NCRI-së.  

Ekzekutimi më i fundit është në përputhje me masat brutale shtypëse të marra nga regjimi ndaj protestuesve anti-regjim, sidomos grave, gjatë protestave mbarëkombëtare të Iranit në nëntor.  

Sipas raportit mujor të publikuar nga Komiteti i Grave i NCRI-së në dhjetor 2019, dhe siç ka konfirmuar Reuters në dhjetor, mes më shumë se 1500 njerëzve të vrarë gjatë protestave të Iranit, kanë qenë “rreth 400 gra dhe 17 adoleshentë.”  

“400 gra kanë rënë për liri gjatë protestave të Iranit, duke shprehur qartë vendosmërinë e grave iraniane për liri dhe barazi,” shton raporti i Komitetit të Grave të NCRI-së.