Sunday, December 5, 2021

Iran: Guximi i Dëshmorëve të Iranit Duhet ta Nxisë Perëndimin që të Veprojë Për t’u Ofruar Atyre Drejtësi

 

Shkruar nga Asghar Mehdizadeh

 

Nga: Asghar Mehdizadeh 

Për 13 vjet, duke filluar nga 1982, unë isha një i burgosur politik në Iran. Gjatë asaj kohe, isha dëshmitar i tmerreve të panumërta dhe iu nënshtrova edhe vetë torturave brutale dhe keqtrajtimeve. Gjatë burgosjes time fillestarenëburgun Gohardasht, isha i shoqëruar nga Mohsen, një tjetër mbështetësi Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Pak kohë pasi na kishin bashkuar në pavijonin politik të burgut, Mohsen iu dorëzua torturave që sa vinin e përkeqësoheshin. Vdekja e tij nuk më surprizoi, por në atë kohë, nuk e parashikoja shkallën e vrasjeve për të cilat do të isha dëshmitar.
Shumë të burgosur të tjerë politikëu vranë në të njëjtën mënyrë si Mohsen gjatë viteve që pasuan. Por gjatë gjashtë vitet e para të burgosjes time nuk ndodhi asgjë që mund të krahasohej me atë që do të shihja gjatë vetëm pak muajve në 1988-ën. Ai ishte viti gjatë të cilit Lideri Suprem i regjimit, Ruhollah Khomeini,lëshoi një fetva që deklaronte se mbështetësit e MEK ishin armiq të Zotit dhe do të dënoheshin me vdekje. Ishte viti gjatë të cilit klerikët, zyrtarët e gjyqësorit, dhe përfaqësues të Ministrisë së Inteligjencës u mblodhën në “komisione të vdekjes” të ngarkuar me detyrën e zbatimit të kësaj fetva në të gjithë vendin.
Afërsisht mes korrikut dhe shtatorit të 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, kryesisht mbështetës të MEK, u vranë në repartet politike të burgjeve të Iranit. Unë vëtë isha dëshmitar nga afër i një dyzine të këtyre vrasjeve dhe indirekt i qindra të tjerave. Komisioni kryesor i vdekjes në vendmë mori shumë të njohur, disa prej të cilëve i njihja vetëm kalimthi nga koha kur ishim bashkë në burg, ndërsa të tjerë i kisha të njohur prej vitesh, si kolegë në luftën kundër teokracisë fondamentaliste të Iranit.
Gjatë masakrës, të gjithë të burgosurit e ndihmonim njëri tjetrin për të kuptuardetajet dhe shkallën e saj. Ndërkohë që na fusnin dhe na nxirrnin nga izolimi, ne komunikonim përmes alfabetit Mors dhe shkëmbenim lajme se kush nga ishte zhdukur, kush kishte hyrë në “korridorin e vdekjes” dhe ishte kthyer, dhe se çfarë kishin parë atje. Do të kalonte ca kohe para se ta përjetoja vetë atë që kisha dëgjuar nga historitë e të tjerëve, por nuk mund të them se ato më kishin përgatitur sadopak për atë që do të shikoja kur më në fund më lidhën dhe mua sytë dhe më marshuan drejt koridorit të vdekjes.

Raisi, Butcher of 1988 Massacre in Iran