Thursday, July 9, 2020

IRAN: Mësuesit mbajnë protesta në 28 qytete për ti dhënë fund masave të regjimit

 NCRI – Mijëra mësues Iranianë të dielën dolën në rrugët e 28 qyteteve në të gjithë vendin duke kërkuar nga regjimi dhënien fund të diskriminimit ndaj mësuesve, rritjen e pagave të mësuesve të paktën mbi kufirin e varfërisë.
Protestat u mbajtën në Teheran, kryeqytet si dhe në qytetet të tjera si Shiraz, Marivan, Khorramabad, Brujerd, Ilam, Kermanshah, Ravansar, Javanroud, Zanjan, Yasouj, Ardebil, Bandar Abbas, Sanandaj, Arak, Qazvin, Esfehan, Rasht, Qaemshahr, Hamedan, Paveh, Abadan, Bandar Gonaveh, Tabriz, Abhar dhe Karaj.

Mësuesit dhe punonjësit e sektorit të arsimit në Iran organizuan tubimin pas një deklaratë të lëshuar nga organizata e mësuesve në 16 shkurt. Protesta sporadike filluan në një numër të caktuar qytetesh javën e kaluar.
Për të frenuar protestat, regjimi klerike thirri një numër mësuesish dhe i kërcënojë ata të mos bëjnë protesta publike për momentin pasi situata aktuale e vendit sipas autoriteteve u përshkrua si ‘kritike’.
Megjithatë, pavarësisht masave represive të ndërmarra nga regjimi, tubimet u zhvilluan në një shkallë të madhe që përfshinë shumë qytete në të gjithë Iranin të dielën.
Gratë që kanë pasur një prani të rëndësishme dhe roli në këto tubime, hodhën parulla kundër diskriminimit.
Në Teheran, protestat u zhvilluan jashtë parlamentit të regjimit ku morrën pjesë gjashtë mijë mësues. Një numër i protestuesve u arrestuan nga agjentët e fshehtë të shërbimit të regjimit, duke përfshirë edhe një person që mbante një shkrime që kërkonte lirimin e të burgosurve politikë.
Disa nga shkrimet e protestuesve ishin:
“Aktivistët e mësuesve të lirë ‘”
“Linja e varfërisë është 3 milion, paga e mësuesit është 1 milion”
“Të burgosurit politik duhet të lirohen”
”Jo burgut, jo kërcënimve, jo dëbimit, mësuesit e burgosur duhet të lirohen”

Rezistenca Iranian bëri thirrje të gjithë studentëve, të rinjve dhe popullit liridashës të Iranit për të mbështetur dhe të shprehin solidaritetin me lëvizjet e protestestave të mësuesve fisnik Iranian dhe punonjësit e sektorit të arsimit të cilët janë të privuar nga e drejta e tyre ligjshëm dhe e pashpresë e sistemit të Velayat-e faqih.

Anëtarë të nderuar të sektorit të arsimit, punëtor në Iran që tradicionalisht kanë qenë gjithmonë të respektuar nga populli iranian vazhdojnë të shkelen nga mullahët në pushtetin e Iranit.
Diktatura fetar në pushtin Iranin në 36 vitet e fundit, jo vetëm që nuk ka pranuar ti japë mësuesve dhe punëtorëve të arsimit pagat e tyre të ligjshëm, por madje është përmbajtur në pagesat e tyre. Duke vonuar i pagat për disa muaj rresht, ky regjim e ka bërë më shumë se kurrë të vështirë jetën për ta deri në atë masë sa kërkesa për marrjen e një pagë të barabartë me nivelin e varfërisë është bërë një nga kërkesa e tyre kryesore.
Komiteti i Arsimit i Këshillit Kombëtar të Rezistencës të Iranit.
01 Mars 2015