Thursday, December 2, 2021

Iran: Parlamentarët e Mbretërisë së Bashkuar Ngrenë Pyetje Parlamentare Lidhur me Masakrën e 1988-ës

 

Një numër parlamentarësh britanikë i drejtuan 20 pyetje parlamentare Sekretarit të Jashtëm dhe atij të Brendshëm të Britanisë, rreth nevojës që qeveria britanike ta njohë masakrën e 1988-ës në Iran si një krim kundër njerëzimit.
Në verën e 1988-ës, regjimi iranian ekzekutoi pa gjyq mbi 30,000 të burgosur politikë që mbaheshin nëpër burgje anembanë Iranit. Kjo masakër u krye mbi bazën e urdhri fetar të lëshuar nga lideri suprem i atëhershëm i regjimit Ruhollah Khomeini.
Me 236 fjalë, Khomeini firmosi dënimet me vdekje për të gjithë të burgosurit që mbështesnin grupin kryesor opozitar, Organizatën Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK):
“Ata që janë në burgjë në mbarë vendin dhe mbeten të palëkundur në mbështetjen e tyre për [PMOI/MEK] janë në luftë me Zotin dhe dënohen me ekzekutim…”
Parlamentarët britanikë i bënë thirrje qeverisë britanike që ta njohë këtë masakër si krim kundër njerëzimit. Ata kërkuan gjithashtu krijimin e një misioni të pavarur të gjetjes së fakteve nga OKB për të hetuar autorët e kësaj masakre.