Sunday, February 28, 2021

Dhjetëra Protestat Brenda Dy Ditëve në Mbarë Iranin Tregojnë Trazimin e Shoqërisë

Pensioners in various cities across Iran protest their poor living conditions - January 10, 2021

Në shumë qytete të shpërndara në mbarë Iranin janë zhvilluar protesta të shumta nga të gjithë sektorët e shoqërisë brenda ditëve të fundit, sipas raporteve të mbledhura nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Fermerët në Golpayegan të provincës Isfahan u grumbulluan të hënën për të protestuar ndaj shpërndarjes së padrejtë të bagëtive. “Deri më tani, [autoritetet nuk i kanë] zgjidhur problemet tona dhe u kanë bërë premtime boshe fermerëve. Ata nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim. Duhet të vijmë këtu çdo ditë, por askush nuk na jep përgjigje,” tha njëri prej protestuesve.

Të hënën, anëtarët e Kooperativës së Strehimit të Universitetit të Teheranit zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Bashkëpunimit. Për gati 20 vite, ata ia kanë dhënë fondet e tyre të fituara me shumë mund kësaj kooperative strehimi me shpresën se do të bëheshin pronarë shtëpish, por ende nuk ka asnjë të re lidhur me shtëpitë e tyre.

Më 11 janar, pjesëtarët e stafit të një kompleksi privat shëndetësie në provincën e Azerbaixhanit Lindor mbajtën një tubim përpara zyrës së guvernatorit dhe kërkuan që guvernatori t’i adresonte problemet e tyre.

Blerësit e kamionëve nga Kompania Saipa, që kontrollohet nga shteti, mbajtën një tubim përpara parlamentit të regjimit të hënën. Ata protestuan ndaj faktit që automjetet për të cilat kanë paguar nuk u janë dhënë, dhe ndaj bashkëfajësisë së Alireza Razm Hosseini, Ministrit të Industrisë, Minierave e Tregtisë, në këtë skemë të qartë mashtruese.

Të dielën në Arak të Iranit qendror, punëtorët e HEPCO, dikur një prej prodhuesve më të mëdhenj të pajisjeve të ndërtimit në Lindjen e Mesme, mbajtën një tubim ku kërkuan rrogat e vonuara për muaj të tërë.

Workers of HEPCO protest - January 10, 2021Punëtorët e HEPCO protestojnë – 10 janar 2021

 

Pensioners in various cities across Iran protest their poor living conditions - January 10, 2021Pensionistët në qytete të ndryshme në mbarë Iranin protestojnë ndaj kushteve të rënda të jetesës – 10 janar 2021