Sunday, April 11, 2021

Gabimet e Politikës Perëndimore Vazhdojnë në Mesin e Protestave e Shtypjeve që po Ndodhin Ditët e Fundit në Iran

 

Protestat e nëntorit 2019 në Iran

Gjatë javës së shkuar, një lëvizje protestuese është zgjeruar dhe ka përfshirë një pjesë të madhe të provincës iraniane Sistan dhe Baluchistan, pas një përplasjeje të hënën midis Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe hamajve të lëndës djegëse në atë zonë. Demonstrata solidariteti janë parë edhe në disa qytete të tjera të mëdha nëpër Iran, ku shumë pjesëmarrës kanë shfrytëzuar rastin për ta dënuar të tërë regjimin klerikal dhe për të bërë thirrje për ndryshim regjimi.

Ky varg incidentesh tregon se shoqëria iraniane është ende në një gjendje shpërthyese, më shumë se tre vite pas një kryengritjeje mbarëkombëtare e cila e solli temën e ndryshimit të regjimit në qendër të diskursit publik.

Protestat e kohëve të fundit nuk janë thjesht një kujtesë për dobësinë e regjimit; ato shërbejnë për të theksuar brutalitetin dhe përbuzjen ndaj të drejtave njerëzore që e bën këtë regjim kaq të padenjë për legjitimitetin ndërkombëtar që i është dhënë gjatë ndërveprimeve të kohëve të fundit me shumicën e shteteve perëndimore. Edhe ndërkohë që vazhdonin protestat dhe shtypja e tyre, kjo ofertë legjitimiteti është përsëritur në formën e planeve për Forumin e Biznesit Europë-Iran, i cili do të fillojë të hënën me pjesëmarrjen e kreut të politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, mes të tjerësh.