Sunday, January 17, 2021

Gratë marrin pjesë gjerësisht në protestat e mësuesve, mjekëve dhe infermierëve

Women widely participated in protests of teachers, doctors and nursesPunonjësit e shëndetësisë zhvilluan një protestë jashtë parlamentit në Teheran më 4 dhe 5 tetor.

Gratë iraniane kanë marrë pjesë gjerësisht në protestat e sektorëve të ndryshëm  të shoqërisë në Teheran dhe qytete të tjera nga 4 deri më 15 tetor.

Protestat e mësuesve

Disa mësues të provincës Zanjan, të cilët janë hequr nga puna, zhvilluan një protestë më 11 tetor 2020. Ata protestuan për situatën e punësimit dhe jetesës së tyre. Mësuesit u grumbulluan jashtë Departamentit të Arsimit në provincën Zanjan.

Një muaj pas rihapjes së shkollave dhe pavarësisht mungesës së mësuesve, Departamenti i Arsimit i provincës Zanjan nuk ka rekrutuar apo punësuar një numër të mjaftueshëm mësuesish. Disa shkolla në Zanjan kanë mungesë mësuesish. Për shembull, shkolla për fëmijët e shurdhër nuk ka mësues për klasat e treta dhe të katërta.

Një tjetër protestë është zhvilluar në qytetin Bagh-e Malek të provincës Khuzestan. Dhjetëra mësues të para-shkollorit dolën në protestë përpara Zyrës së Guvernatorit në Bagh-e Malek më 14 dhe 15 tetor. Protesta e tyre ishte kundër heqjes nga puna të një grupi mësuesish të cilët kishin patur mbi 6 vite eksperiencë në këtë punë.

Një tjetër grup mësuesish të para-shkollorit dolën në protestë në Ahvaz përpara Departamentit të Arsimit të provincës Khuzestan, më 10 tetor. Ata kërkuan gjithashtu që departamenti ta përcaktonte statusin e tyre të punësimit. Anëtarët e parlamentit të mullahëve u kanë premtuar këtyre mësuesve se do t’i punësojnë që dy vite më parë. Por nuk i kanë përmbushur ende asnjë nga premtimet e tyre.

Protestë e mësuesve të para-shkollorit në Ahvaz

Mësuesit e para-shkollorit në qytetin Izeh, që ndodhet gjithashtu në provincën Khuzestan, zhvilluan një protestë më 5 tetor, jashtë Departamentit të Arsimit të provincës Khuzestan. Kërkesa e tyre: ndryshimi i statusit të tyre të punësimit nga mësues zëvendësues në zyrtarisht të punësuar.

Gratë kanë marrë pjesë gjerësisht në të gjitha protestat e mësipërme.