Thursday, March 28, 2024

Iran: Banorët dhe Fermerët në Farokhshahr Bëjnë Protestë Kundër Konfiskimit të Tokave Bujqësore dhe Ndryshimit të Rrjedhës së Lumit Karoun

Iran: People, farmers in Farokhshahr stage protest against seizure of agricultural lands, diversion of Karoun River's waterFermerë dhe banorë të Farokhshahr grumbullohen jashtë zyrës së Guvernatorit të Chaharmahal dhe Bakhtiari-26 maj 2020

Të martën, më 26 maj 2020, një numër i madh banorësh e fermerësh në Farokhshahr u grumbulluan jashtë Zyrës së Guvernatorit të provincës Chaharmahal dhe Bakhtiari për të shprehur protestën e tyre kundër konfiskimit të tokave bujqësore nga agjencitë e regjimit. Këto toka janë burimi kryesor i jetesës për një segment të madh të popullsisë në këtë zonë. Fermerët dhe banorët e varfër bënë protestë gjithashtu kundër planit të regjimit për t’ia ndryshuar rrjedhën ujërave të lumit Karoun në këtë zonë. Ata thërrisnin, “Më mirë vdesim sesa të pranojmë kompromis” dhe “Turp të ketë Ministri ynë i Energjisë.”

Televizioni shtetëror raportoi mbi këtë protestë duke thënë: “Këtë mbasdite, afërsisht 3,000 njerëz në Farokhshahr organizuan një protestë kundër planit për t’ia ndryshuar rrjedhën ujit, të njohur si tuneli “Behesht Abad”. Plani Behesht Abad është projektuar që të transferojë ujë nga provinca Chaharmahal dhe Bakhtiari drejt pllajës qendrore të Iranit.”

Fermerë dhe banorë të Farokhshahr protestojnë kundër planit të regjimit për t’ia ndryshuar rrjedhën ujit të lumit Karoun në atë zonë-26 maj 2020

Fermerët dhe banorët e Farokhshahr protestojnë kundër planit të regjimit për t’ia ndryshuar rrjedhën lumit Karoun në atë zonë -26 maj 2020