Thursday, September 23, 2021

Iran: Dita e Dymbëdhjetë e Kryengritjes – Protestat në Karaj dhe Kermanshah  me Thirrjet “Vdekje Diktatorit”

Njerëzit po i bashkohen kryengritjes së Khuzestanit kundër mungesës së ujit dhe elektricitetit.

Protestat në Iran – Nr. 18

Mbrëmjen e së hënës, 26 korrik 2021, në ditën e dymbëdhjetë të kryengritjes, u zhvilluan demonstrata të mëdha në Fardis, Karaj, me slloganin “Vdekje diktatorit,” në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit. Një nga protestuesit, i cili kishte ngritur një parullë në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit, thirri: “Khuzestani ka kaq shumë burime, naftë e gaz, ku po shpenzohen të gjitha këto?” Dhe turma u përgjigj duke thirrur: “Liban, Gaza.” Gjatë demonstratës, banorët e Karaj thërrisnin me sllogane si “Iranianë krenarë, bashkohuni me ne për të na mbështetur,” “Iranianët vdesin, por nuk e pranojnë poshtërimin,” “Nga Karaj në Khuzestan, le të bashkohemi,” “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.” Duke thirrur vazhdimisht “Vdekje diktatorit,” edhe të rinjtë e rebeluar në Karaj përsëritën se “Nëse nuk i fitojmë të drejtat tona, këto protesta do të vazhdojnë çdo natë.” Kur Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) tentuan të arrestonin njërin prej protestuesve, turma protestoi duke thirrur me sllogane.

Në Kermanshah, njerëzit iu bashkuan kryengritjes së Khuzestanit kundër mungesës së ujit dhe elektricitetit duke djegur goma makinash e duke bllokuar rrugën në lagjen DarehDeraz, të hënën. Në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit, edhe banorët e qytetit Mahdieh në Kermanshah bllokuan autostradën drejt Kermanshahut duke djegur goma makinash. Forcat represive SSF u përpoqën ta shpërndanin turmën duke hapur zjarr mbi protestuesit.