Thursday, December 2, 2021

Iran: Infermierë e njerëz të tjerë zhvillojnë protesta pavarësisht krizës së koronavirusit

Nurses holding a protest rally in Tehran, IranInfermierë në një tubim proteste në Teheran, Iran

 

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 3 qershor 2020—Infermierë e njerëz nga degë të tjera të shoqërisë iraniane po zhvillojnë tubime për të protestuar kundër kushteve të këqija të jetesës ndërkohë që kriza e koronavirusit vazhdon.

Një grup infermierësh nga spitale të ndryshme të Teheranit, kryeqytetit të Iranit, zhvilluan tubime të martën, më 2 qershor, për të protestuar kundër pagave shumë të ulëta që janë vendosur nga Ministria e Shëndetësisë e regjimit për shërbimet e tyre gjatë pandemisë së COVID-19.

Protestuesit thonë se, sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë që u është dërguar të gjitha spitaleve të vendit, qendrave arsimore, dhe qendrave të trajtimit aktiv, apo atyre që kanë degë aktive të COVID-19, deri në një njoftim të dytë anëtarët e stafit mjekësor do të marrin këto bonuse:

-Mjekët specialistë: 800,000 rial në orë

-Mjekët e përgjithshëm: 500,000 rial në orë

-Asistentët: 400,000 rial në orë

-Praktikantët aktivë: 250,000 rial në orë

E ndërkohë, në këto spitale anëtarët e personelit marrin bonuse prej 150,000 në orë.