Sunday, April 11, 2021

Iran: Kryengritja në Saravan– Greva e Përgjithshme në Saravan, Përplasjet mes Popullit dhe Gardës Revolucionare Vazhdojnë

Mbi 40 njerëz të vrarë, mbi 100 të plagosur gjatë përplasjeve

The people of Saravan, the residents of Keshtegan village from Bam-Posht district gathered in front of the Revolutionary Guards garrison.Përplasje të shumta midis banorëve të Saravan dhe forcave shtypëse të regjimit që nisën në zona të ndryshme të qytetit. Tensionet mbeten të larta, dhe qyteti është në një grevë të përgjithshme.

Pasi njerëzit morën nën kontroll Zyrën e Guvernatorit, një grup demonstruesish u grumbulluan përpara Garnizonit Quds të Forcave Tokësore të IRGC-së, por Garda Revolucionare hapi zjarr. Këto përplasje lanë prapa të vdekur e të plagosur, madje plumbat goditën edhe automjete kalimtare.

Përplasjet shpërthyen pasi Garda Revolucionare kishte hapur hendeqe të mëdha në autostradë për të mos i lejuar hamajtë Baluch të transportonin lëndë djegëse. Ky veprim provokoi dje protesta të fuqishme nga ana e hamajve të lëndës djegëse. IRGC hapi zjarr në kufirin e Askan mbi ta dhe mbi njerëzit që kishin ardhur për t’i mbështetur. Për t’i shtypur protestat, IRGC thirri gjithashtu për përforcime rojat e armatosura rëndë të kufirit, të njohura si Mersad, të cilat erdhën me dhjetëra automjete dhe hapën zjarr mbi turmën duke përdorur mitralozë të rëndë të vendosur mbi tanke.

Të paktën 40 protestues janë vrarë gjatë sulmeve brutale të djeshme e të sotme, dhe mbi 100 njerëz janë plagosur e ndodhen në spitale, disa në gjendje kritike. IRGC u ka vënë gjithashtu zjarrin dhjetëra automjeteve me të cilat hamajtë tranferonin lëndën djegëse.

IRGC kërkon ta monopolizojë tregtinë e lëndës djegëse dhe t’i vjedhë fitimet përmes agjentëve të vet në rajon, duke i privuar mijëra të varfër edhe nga kjo e ardhur e vogël.

Të rinjtë e rebeluar përmbysën disa automjete të policisë dhe ua vunë zjarrin. Ata gjithashtu u vunë zjarrin gomave të makinave dhe bllokuan rrugën përpara garnizonit të Gardës Revolucionare.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka bërë homazhe për ata që humbën jetën si dëshmorë për kauzën e lirisë në Iran dhe u ka uruar të plagosurve shërim të shpejtë. Duke përshëndetur banorët heroikë të Saravan që janë ngritur kundër shtypjes së diktaturës fetare në pushtet, Znj. Rajavi u bëri thirrje të rinjve të rebeluar, sidomos në provincën Sistan dhe Baluchistan, që t’i mbështesin banorët e Saravan.