Thursday, March 28, 2024

Iran: Kryengritja në Sistan dhe Baluchestan – 5 – Dita e Katërt e Kryengritjes në Zahedan e Qytete të Tjera

Garda qëllon në drejtim të shtëpive, duke plagosur gra e fëmijë

Pas kryengritjes së bashkatdhetarëve Baluch, e cila nisi të hënën më 22 shkurt, me masakrimin e hamajve të varfër, banorët e Zahedan organizuan protesta në Karimabad dhe Shirabad të Zahedanit në mesnatë. IRGC hapi zjarr mbi protestuesit në Karimaabad, duke vrarë e plagosur shumë prej tyre. Në një tjetër zhvillim, mëngjesin e sotëm, 25 shkurt, protestuesit Baluch bllokuan autostradën Jask – Chabahar.

Të tmerruara se kryengritja mund të vazhdonte, duke nisur nga mëngjesi i sotëm, forcat e sigurisë hapën zjarr në mënyrë rastësore në Zahedan, duke plagosur disa njerëz. Njëkohësisht, disa helikopterë të IRGC-së fluturuan mbi Zahedan për të krijuar një atmosferë terrori. Njësitë anti-rebelim u sulën drejt Iranshahr-it nga Kerman. Situata në qytetet e këtij rajoni është shumë e tensionuar.

Për t’i shtypur bashkatdhetarët Baluch, IRGC dhe forcat speciale anti-rebelim kanë përdorur shkollën Rajai në qytetin Suran, ku kanë mbërritur edhe përforcimet.

Ndërkohë, duke ndërprerë internetin ose duke e bllokuar atë në qytete të ndryshme të provincës, përfshirë Zahedan dhe Saravan, regjimi klerikal po përpiqet të mos lejojë përhapjen e lajmeve për portestat e gjera dhe për mizoritë e tij në këtë zonë. Siç pritej, në komentet e transmetuara nga Mashreq News sot, Mehdi Shamsabadi, prokurori i regjimit në Sistan dhe Baluchestan, fajësoi viktimat për vrasjen e të rinjve dhe hamajve në Saravan dhe tha se të shtënat kanë ardhur nga “armiq që fshiheshin nën petkun e hamajve të lëndës djegëse,” duke shtuar se “armiqtë e regjimit kishin për qëllim ta inflamonin atmosferën e qetë të provincës.”