Friday, May 29, 2020

Iran: Kryengritje në Burgun Sepidar në Ahvaz, në Protestë kundër Përqasjes Kriminale të Regjimit ndaj Katastrofës së Koronavirusit

Iran: Riot in Sepidar prison in Ahvaz31 Mars 2020

AddThis Sharing Buttons

Share to TëitterTëitterShare to FacebookFacebookShare to PrintPrintShare to EmailEmailShare to PinterestPinterestShare to MoreMore

Iran: Kryengritje në burgun Sepidar në Ahvaz

Kryengritje të njëpasnjëshme në burgje të ndryshme

Sonte, më 30 mars, të burgosurit në Burgun e Ahvaz tentuan të arratiseshin nga frika e koronavirusit. Rojat hapën zjarr mbi të burgosurit. Disa pjesë të burgut morën flakë.

“Disa të burgosur në dy blloqet e burgut Sepidar në Ahvaz po përpiqeshin të shkaktonin trazira duke djegur kosha plehrash,” tha Haidar Abbaszadeh, shefi i policisë së provincës Khuzestan, i cili ishte dërguar në vendngjarje për të  vepruar kundër të burgosurve. “Për fat të mirë, me ardhjen në kohë të forcave të sigurisë e policisë, situata në burg u rikthye shpejt nën kontroll,” tha ai.

Mbrëmë u rebeluan të burgosurit në burgun Adelabad në Shiraz. Më përpara kishin ngritur krye të burgosurit në burgjet e Hamadan, Mahabad, Teheranit të Madh, Saqqez, Tabriz, Aligudarz, dhe Khorramabad. Dhjetëra të burgosur kanë mundur të arratisen. Këto kryengritje nga të burgosurit janë në protestë kundër refuzimit nga regjimi klerikal për t’i liruar ata, në kulmin e shpërthimit të koronavirusit. Kjo politikë kriminale është njësoj si t’i varrosësh të gjallë të burgosurit.

Të hënën, më 30 mars 2020, Kazem Mousavi, prokurori famëkeq i regjimit në provincën Fars, pohoi: “Kemi parë trazira në dy godina të burgut Adelabad në Shiraz që në orën 10:00 të pasdites (sipas orës lokale), dje. Të burgosurit në këto godina u përpoqën të thyenin gardhet e kamerat e sigurisë. Në këto dy seksione, të burgosurve … nuk u plotësohet asnjë nevojë.

Ahvaz, Iran: burgu Sepidar

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka paralajmëruar sërish për një katastrofë të madhe dhe krime kundër njerëzimit në burgjet e Iranit. Ajo ka bërë thirrje për aksion urgjent nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Këshilli i Sigurisë, Këshilli i të Drejtave të Njeriut, Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut, dhe Bashkimi Europian për të siguruar lirimin e të gjithë të burgosurve, sidomos të burgosurve politikë, për t’ua shpëtuar jetën.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

30 mars 2020