Tuesday, September 28, 2021

Iran: Kryengritje në Izeh me Slloganin – Vdekje Khamenei-t, Vdekje Diktatorit

Iran: Uprising In Izeh With the Slogan - Death to Khamenei, Death to the Dictator

Iran: Kryengritje në Izeh me Slloganin – Vdekje Khamenei-t, Vdekje Diktatorit

Njoftim për Shtyp nga NCRI -Paris

“Disa të rinj të vrarë e të plagosur në natën e gjashtë të kryengritjes
Protestat përhapen në Teheran dhe Karaj – “Poshtë parimi i Velayat-e-Faqih.”

Të martën më 20 korrik, mijëra banorë të Izeh protestuan kundër mungesës së ujit, duke thirrur: “Vdekje diktatorit, vdekje Khamenei-t.” Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) arrestuan një numër protestuesish, gjë që ia shtoi edhe më shumë zemërimin qytetarëve.

Protestuesit thërrisnin: “Arabë dhe Bakhtiari, bashkohuni, bashkohuni” (duke iu referuar dy etnive kryesore në atë zonë: arabët dhe Bakhtiari), “Tanket e pushkët nuk bëjnë punë më,” dhe “Khamenei duhet të vritet.” SSF dhe njësitë speciale qëlluan me gaz lotsjellës, spërkatëse djegëse, dhe municione në drejtim të protestuesve në përpjekje për t’i shpërndarë ata. Por të rinjtë u përgjigjën duke qëlluar me gurë e duke thirrur: “Mos kini frikë, jemi të gjithë bashkë.” Disa të rinj janë vrarë e plagosur kur SSF hapi zjarr.

Njëkohësisht, banorët e Ahvaz (në Lashgar-abad dhe Seyyed Karim), Darkhovin, Kut-Sheikh, Al-Jadideh, Kouy-e Molavi, dhe Kouy-e Feisalieh në Khorramshahr, dhe Susangerd u derdhën nëpër rrugë pavarësisht arrestimeve të shumta e masave të ashpra. Zona të shumta të Ahvazit u bënë skena të përplasjeve midis të rinjve e forcave represive. Në Susangerd, të rinjtë thërrisnin në arabisht: “E dimë që do të na sulmoni me plumba e pushkë. Por ne e kemi ëndërr të vdesim e të biem dëshmorë në rrugën drejt lirisë.” Në Behbahan, të rinjtë bllokuan të dy anët e Urës Maroun.

Në një zhvillim tjetër, mëngjesin e sotëm në Teheran e Karaj (në perëndim të kryeqytetit), një grup i madh njerëzish të udhëhequr nga gra e vajza trime në stacionin nëntokësor Sadeqiyeh të Teheranit u grumbulluan duke thirrur “vdekje diktatorit,” dhe “poshtë parimi velayat-e faqih (pushteti absolut klerikal)” për të shprehur zemërimin dhe neverinë e tyre ndaj regjimit.

Si rutinë, regjimi klerikal e ndërpreu internetin në Izeh, Ahvaz, Shushtar, Susangerd, dhe Mahshahr për të parandaluar përhapjen e protestave dhe për të censuruar lajmet. Raportet tregojnë se janë arrestuar dhjetëra të rinj në Ramshir dhe në fshatrat përreth.

Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), i ka përshëndetur të rinjtë në Izeh, të cilët po konfrontohen me IRGC-në në natën e gjashtë të kryengritjes në provincën Khuzestan. Ajo përshëndeti gjithashtu popullin e Teheranit, i cili ka thirrur vdekje parimit të velayat-e faqih. Në mbarë vendin, njerëzit po ngrihen për të mbështetur Khuzestanin, shtoi zonja Rajavi.