Monday, November 29, 2021

Iran: Mësuesit dhe Pensionistët Protestojnë në 45 Qytete (25 Provinca)

 

Shkruar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI)

“Mësuesit e burgosur duhet të lirohen,” “Nuk do të dorëzohemi derisa të fitojmë të drejtat tona,” “Mësues, ngrihu, mbro të drejtat e tua”

 

Znj. Maryam Rajavi: Kryengritja dhe përmbysja e fashizmit fetar është mënyra e vetme për të fituar të drejtat e pensionistëve, mësuesve, dhe punëtorëve.

Mëngjesin e të enjtes, më 14 tetor 2021, mësuesit në Teheran dhe 44 qytete të tjera (25 provinca), u mblodhën për të protestuar kundër kushteve të vështira të jetesës dhe mospërfilljes së regjimit ndaj kërkesave të tyre legjitime. Ata u betuan se do t’i vazhdojnë protestat derisa t’u plotësohen kërkesat, duke përfshirë lirimin e të gjithë mësuesve të burgosur.

Deri tani janë raportuar tubime të gjera mësuesish në 45 qytete.

Protesta e mësuesve u zhvillua jashtë ndërtesës së Organizatës për Planifikimin dhe Buxhetin në Teheran, si dhe përpara zyrave të Ministrisë së Arsimit në qytete të tjera, pavarësisht masave represive të regjimit klerikal, i cili dërgoi agjentë me veshje civile në vendin e ngjarjes dhe nuk i lejoi protestuesit të bënin foto apo video. Në Ahvaz, Forcat represive të Sigurimit të Shtetit (SSF) i sulmuan demonstruesit e mbledhur përpara ndërtesës së radio-televizionit të regjimit dhe i shpërndanë ata. Në Kerman, SSF arrestoi disa nga mësuesit në mënyrë që ta parandalonte tubimin, por mësuesit e vazhduan protestën, duke i neutralizuar planet e regjimit.