Thursday, January 14, 2021

Iran: Në Mesin e Shumë Krizave, Teherani Ka Ndërmend të Merret Vetëm me Njërën: Përshkallëzimin e Mospajtimit Popullor

 

Live Report: Day 6 of Iran Protests – via the MEK’s NetworkRegjimi teokratik i Iranit është i kërcënuar nga tre kriza të njëkohësishme dhe të ndërlidhura. Që në fund të 2017-ës, ky vend ka qenë skenë e të paktën tre lëvizjeve protestuese që kanë përfshirë të 31 provincat e tij apo shumicën e tyre. Këto kryengritje u ushqyen kryesisht nga irritimi i publikut nga një ekonomi e cila po shkatërrohet me ritëm të shpejtë përballë keqmenaxhimit të shfrenuar të qeverisë. Dhe tani, aktivistët iranianë dhe zyrtarët e qeverisë ndajnë bashkë pritshmërinë për protesta të tjera, pasi kriza ekonomike mbetet e pazgjidhur dhe është përkeqësuar nga një krizë po aq e keqmenaxhuar e shëndetit publik.

Pandemia e koronavirusit e ka goditur Iranin më rëndë se çdo vend tjetër në Lindjen e Mesme, madje edhe në botë. Ndërkohë që Teherani e pranon se shpërthimet e sëmundjes brenda vendit janë përkeqësuar shumë javët e fundit, bilanci zyrtar i vdekjeve qëndron në pak më shumë se 40,000. Por Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit ka mbledhur informata që tregojnë për një shifër pothuajse pesë herë më të lartë, gjë që reflekton një keq-raportim drastik nga ana e Ministrisë iraniane të Shëndetësisë.

Gjithashtu, kjo reflekton përpjekjet e dëshpëruara të regjimit për ta minimizuar keq-qeverisjen e tij në një kohë kur shoqëria iraniane ndodhet vazhdimisht në një gjendje shpërthyese. Të martën, NCRI zhvilloi një konferencë online në të cilën pohoi besimin se po afrohet shumë shpejt një tjetër kryengritje mbarëkombëtare dhe kjo kryengritje do ta shtyjë regjimin deri në prag të përmbysjes. Një numër folësish në këtë event, i cili shënoi përvjetorin e kryengritjes më të madhe të këtij lloji, vunë në dukje se zyrtarët iranianë e kanë kaluar vitin e fundit duke paralajmëruar njëri-tjetrin për shtim të trazirave dhe për ndikimin shoqëror në rritje të grupit kryesor përbërës të NCRI-së, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI-MEK).

Gjatë pjesës më të madhe të sundimit të tij 41-vjeçar, regjimi teokratik e ka mohuar faktin që MEK ka patur një organizim të mjaftueshëm për të paraqitur një kërcënim serioz ndaj pushtetit të tij. Por teksa kriza ekonomike dhe pandemia e kanë sjellë më të plotë në vëmendjen e njerëzve platformën e MEK për ndryshim regjimi, ajo narrativë ka rënë poshtë. Strategjia e Teheranit për ta rimëkëmbur atë narrativë ka qenë shtimi i represionit kundër disidencës brenda dhe jashtë vendit.