Thursday, March 28, 2024

Iran: Në Natën e Nëntë të Kryengritjes, të Rinjtë e Rebeluar në Susangerd dhe Ahvaz Rezistojnë ndaj Forcave Represive

Ahvaz Ring road

Unaza e Ahvazit u bllokua nga të rinjtë e rebeluar të qytetit – 23 korrik 2021

 

Njoftim për Shtyp :Protestat për ujë në Iran – Nr. 12

Protesta nga të rinjtë e rebeluar në Yazd, Robat Karim, Saveh, dhe në autostradën e Qazvin, në mbështetje të kryengritjes së Khuzestanit
Khamenei jep urdhër për ndërprerje të elektricitetit dhe internetit në Khuzestan

Nëntë ditë pas fillimit të kryengritjes së banorëve të guximshëm të Khuzestan, pavarësisht masave represive të sigurisë, vazhdojnë ende demonstratat dhe përplasjet me Gardën Revolucionare dhe Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF). Të rinjtë e rebeluar në Ahvaz morën nën kontroll qendrën e qytetit duke djegur goma makinash e duke shkaktuar bllokim trafiku në rrugën Dayereh.

Në Susangerd, regjimi klerikal bllokoi rrugët kryesore të qytetit me mure betoni, si dhe e ndërpreu plotësisht elektricitetin dhe internetin për të parandaluar demonstrata e tubime. Megjithatë, të rinjtë u përplasën me Gardën Revolucionare dhe me SSF deri natën vonë. Zhurma e të shtënave të forcave represive mund të dëgjohej në mbarë qytetin.

Në Izeh, forcat e regjimit vendosën një regjim të padeklaruar ushtarak dhe shtetrrethim për të parandaluar tubimet e njerëzve. Nga frika e shpërthimit të një kryengritjeje, regjimi klerikal i mbushi rrugët me forca represive dhe, duke përdorur altoparlantë, u bëri thirrje pronarëve të dyqaneve që t’i mbyllnin dyqanet përpara se të errësohej, si dhe i paralajmëroi banorët që ta ndalonin lëvizjen. Varrimi i një prej dëshmorëve të kryengritjes, Hadi Bahmani, u kthye në një demonstratë kundër regjimit dje. Njerëzit thërrisnin: “Vdekje Khamenei-t.”

Gjithashtu, të rinjtë e rebeluar bllokuan autostradën e Ahvazit që rrethon qytetin. Në distriktin Shoaibiyeh të Shooshtar, të rinjtë e bllokuan autostradën duke ndezur zjarre në rrugë për të mos lejuar hyrjen e përforcimeve. Në Robat Karim (Teheran), një turmë e madhe u mblodh për të shprehur mbështetje për kryengritjen e Khuzestanit. Të rinjtë e guximshëm të Qazvin e shprehën solidaritetin e tyre duke ndezur zjarre në autostradën Qazvin-Teheran. Në Yazd, të rinjtë e Khuzestanit që banojnë në distriktin Meybod u derdhën nëpër rrugë duke thirrur me sllogane anti-regjim. Të rinjtë trima të Saveh bllokuan rrugën e Saveh duke vendosur barriera të mëdha betoni. Në Ilam, njerëzit u mblodhën në kryqëzimin e Mehr.

Natën e së enjtes në Aligudarz, përplasjet mes SSF dhe banorëve vazhduan deri rreth orës 4:00 të mëngjesit. Si përgjigje ndaj të shtënave pa diskriminim të forcave SSf dhe IRGC, të rinjtë e rebeluar morën nën kontroll stacionin e policisë në Hemmatabad (nr. 12) për pak orë. Disa demonstrues u vranë e u plagosën kur SSF dhe Garda Revolucionare hapën zjarr. Garda revolucionare ka arrestuar mbi 100 protestues.

Zonja Maryam Rajavi ka thënë se kjo kryengritje, e cila nisi nga rinia trime e Khuzistanit nëntë ditë më parë, është përhapur tashmë edhe në Lorestan, Teheran, Bushehr, Isfahan, e zona të tjera. Dëshmorët e këtyre kryengritjeve nga Ahvaz, Izeh, Aligudarz, e qytete të tjera reflektojnë vendosmërinë e popullit iranian për ta përmbysur fashizmin fetar dhe për të vendosur demokracinë e sundimin e popullit. Sakrifica e tyre është si një pishtar për lirinë e Iranit.

Ahvaz (Kuy-e Dayereh)Ahvaz (Kuy-e Dayereh) – Të rinjtë e rebeluar morën nën kontroll qendrën e qytetit duke djegur goma makinash e duke krijuar bllokim trafiku – 23 korrik 2021

Robat Karim - A large crowd gatheredRobat Karim – Një turmë e madhe u mblodh për të shprehur mbështetje për kryengritjen e Khuzestanit – 23 korrik 2021

Izeh – FuneralIzeh – Varrimi i njërit prej protestuesve të vrarë nga banditët e IRGC-së, u kthye në një demonstratë me thirrjet “Vdekje Khamenei-t” – 23 korrik 2021

Izeh – Undeclared martial lawIzeh – Shtetrrethim i padeklaruar nga frika e kryengritjes së njerëzve – 23 korrik 2021

Shadegan – DemonstrationShadegan – Demonstratë kundër mungesës së ujit – 22 korrik 2021

Qazvin MotorwayAutostrada e Qazvin – ndezja e zjarreve në autostradën Qazvin-Teheran – 23 korrik 2021 Ilam – Protestuesit u mblodhën në kryqëzimin e Mehr – 23 korrik 2021

 

Ilam – ProtestersIlam – Protestuesit u mblodhën në kryqëzimin e Mehr – 23 korrik 2021